Autoritetet braziliane kanë planifikuar një operacionin më të madh të sigurisë në Rio de Zhaneiro, për finalen e Kupës së Botës që luhet ditën e dielë.  Mbi 25 mijë forca sigurie do të vendosen në qytet për ndeshjen finale që do të luhet mes Gjermanisë dhe Argjentinës, kanë deklaruar zyrtarët e lartë.

Krerë të shteteve të ndryshme, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin rus Vladimir Putin do të ndjekin ndeshjen e shumëpritur.

Rreth 75 mijë tifozë pritet të ndjekin këtë ndeshje që do të luhet në stadiumin “Maracana”, ndërkohë që në operacionin e sigurisë do të angazhohen policë, ushtarë e zjarrfikës, ndërsa 25 anije do të monitorojnë bregun e qytetit.

Numri i agjentëve të sigurisë është i barabartë me një të tretën e të gjithë tifozëve që do të ndjekin takimin brenda stadiumit. Masat e sigurisë do të jenë gjithashtu të rrepta në zonat ku mijëra argjentinas janë mbledhur në kampingje, me autoritetet që presin që tifozët nga vendi fqinj të arrijnë në 70 mijë për finalen.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)