Kur bëhet fjalë për finalen e një kompeticioni si Europiani, motivimi është një aspekt që nuk ha diskutim, pasi në këtë rast kombëtaren janë të karikuara mbi 100%. Edhe rasti i finales Angli-Itali që luhet sonte nuk është ndryshe, por përtej kësaj disa letra tejet të veçanta kanë ardhur nga figura të shquara të këtyre vendeve.
E para është mbretëresha Elizabeth e II që i ka drejtuar një letër trajnerit të Anglisë Garreth Southgate, në të cilën shkruhet: “Pesëdhjetë e pesë vjet më parë isha me fat që i dhashë Kupën e Botës, Bobby Moore, dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, drejtuesit dhe stafin për të arritur dhe fituar finalen e një turneu të rëndësishëm ndërkombëtar të futbollit.
Unë dua t’u dërgoni urimet e mia dhe të familjes sime, të gjithëve për arritjen në finale të Kampionatit Evropian dhe ju uroj që historia të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenarinë me të cilën ju karakterizon.”
Një letër në mbështetje të ‘Tre Luanëve’ ka dërguar edhe kryeministri i Anglisë Boris Johnson, në të cilën fillimisht shpreh besimin për kombëtaren, ndërsa më pas thotë se ‘është koha që trofeu të vijë në shtëpi’.
Pa një letër motivuese nuk ka mbetur as Italia e Roberto Mancinit, që është përshëndetur nga skuadra fituese e Botërorit të 1982. Për koicidencë edhe ai Botëror është fituar më 11 korrik, ndërsa në letër janë falenderimet për emocionet që asaj plajade lojtarësh i janë rikthyer, kurse ndër të tjera veçohet fjala ‘guxim’.
Ndërkohë edhe presidenti Ceferin ka shkruar një letër, duke veçauar të mirat që ky kampionat Europian ka sjellë. Numri 1 i qeverisë europiane të futbollit veçon rekordet që janë kthyer, gëzimin që ka sjellë te tifozët, ndërsa shpreson që finalja që luhet sonte të hyjë përgjithmonë në historinë e futbollit.
Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2077
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56