"Financa": Ja sa kemi paguar për
Strasburgun, mbizotëron pronësia

Strasburgun, mbizotëron pronësia">
Ministria e Financave ka bërë publike këstet e paguara për gjyqet e fituar në Gjykatën Strasburgut. Sipas Ministrisë së Financave çështjet që trajtohen nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ) janë çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, por nga historiku i çështjeve dhe vendimeve që i përkasin shtetasve shqiptarë, ato janë kryesisht çështje dhe vendime që lidhen me kthimin dhe kompensimin e pronave.

Për sa i përket procesit të ekzekutimit të vendimeve që kanë të bëjnë me vendimet e GJEDNJ-së, deri sot, është ekzekutuar detyrimi financiar, tërësisht, për 38 prej këtyre vendimeve, ndërsa dy vendime janë në proces miratimi dhe ekzekutimi.

Në lidhje me detyrimet e shtetit shqiptar, të paguara ndër vite:
• Në vitin 2005 janë shlyer rreth 16,080 mijë lekë;
• Në vitin 2007 janë shlyer rreth 3,500 mijë lekë;
• Në vitin 2008 janë shlyer rreth 131,558 mijë lekë;
• Në vitin 2009 janë shlyer rreth 77,280 mijë lekë;
• Në vitin 2010 janë shlyer rreth 21,336 mijë lekë;
• Në vitin 2011 janë shlyer rreth 277,368 mijë lekë; 
• Në vitin 2012 janë shlyer rreth 8,428 mijë lekë + Kompensim fizik për sipërfaqe 360m²
• Në vitin 2013 janë shlyer rreth 112,051 mijë lekë;
• Në vitin 2014 janë shlyer rreth 543,954 mijë lekë;
• Në vitin 2015, deri ditën e sotme, janë shlyer rreth 6,902 mijë lekë dhe mbeten për t’u shlyer: një vendim në shumën 8,1 milionë euro ose 1,143,470 mijë lekë, i parashikuar në buxhetin e Ministrisë së Financave për vitin 2015 dhe një vendim tjetër në shumën 650 mijë lekë, i cili është në proces.
• Për të gjitha rastet e tjera, që mund të miratohen nga kjo gjykatë, në buxhetin e shtetit të vitit 2015 janë parashikuar 2 000 milionë lekë.

Ministria e Financave sqaron se shteti shqiptar ka respektuar ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut dhe, aktualisht, nuk ka vendime të papaguara apo që nuk janë në proces ekzekutimi. 

Për të gjitha vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në rast se pagesat e detyrimeve nuk kryhen brenda afatit 3 mujor nga data kur vendimet bëhen përfundimtare, shteti shqiptar ngarkohet me pagesën e kamatë vonesës, për çdo ditë vonesë.  Deri në fund të vitit 2014, efektet e këtyre detyrimeve janë përballuar nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit. 

Ndërkohë, në lidhje me një Vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, meqënëse vendimi ka dale që vitin e kaluar, fondet për ekzekutimin e tij janë planifikuar në buxhetin e Ministrisë së Financave.

Qeveria shqiptare, duke vlerësuar çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave si një çështje tepër të rëndësishme dhe me kosto të konsiderueshme, ka krijuar një grup pune ndërministror, i cili po përgatit një plan masash për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave, duke krijuar një bazë të besueshme për qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare, me qëllim që të mos ketë kosto të papritura dhe të papërballueshme për buxhetin e shtetit.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Trajneri i Holandës neverit tifozët, Koeman kruan hundën dhe më pas lëpin gishtat (VIDEO)

Euro 2024/ Trajneri i Holandës neverit tifozët, Koeman kruan hundën dhe më pas lëpin gishtat (VIDEO)