Financat do shesin edhe 20 mln €
 obligacione për të shlyer borxhet

Financat do shesin edhe 20 mln €<br /> obligacione për të shlyer borxhet
Pasi nuk arritën të sigurojnë të gjithë shumën e nevojshme në ankandin e mëparshëm në bono në euro, Banka e Shqipërisë ka shpallur për llogari të financave një tjetër ankand ku do të tentojë shitjen e 20 milionë eurove në obligacione fiks dy vjeçare. Ankandi do të zhvillohet në datë 18 gusht. Ky është ankandi i tretë i obligacioneve në euro dy vjeçare.

Në fund të korrikut të këtij viti, Banka e Shqipërisë nuk arriti të shesë 45 milionë euro për llogari të Ministrisë së Financave në ankandin e 12 të bonove një vjeçare në euro, për shkak të mungesës së kërkesës nga institucionet financiare, kryesisht bankat. shuma totale e kërkuar në ankand ishte 37.1 milionë euro, nga 45 milionë euro që kërkonin të shisnin financat përmes Bankës së Shqipërisë, për të financuar borxhin publik, rreth 82% të shumës së kërkuar, apo 8 milionë euro më pak.

Në qershor, Banka e Shqipërisë miratoi një rregullore, që ulte ponderimin e rrezikut të bankave nëse blinin borxh në valutë nga qeveria shqiptare. Sipas kësaj rregulloreje, nëse një bankë ble 1 euro bono të emetuar nga qeveria, investimi quhet me rrezik 0.5 euro në mjaftueshmërinë e kapitalit, ndërkohë që më parë ishte 1 euro.

Këto ndryshime lidhen edhe me kushtet kur financimi në monedhë të huaj i qeverisë shqiptare shihet si një mundësi e mirë investimi nga bankat, pasi përqendrimi i depozitave në monedhë të huaj është i lartë dhe kërkesa për kredi qëndron ende në nivele të ulëta mi. Megjithatë, bankat duket se nuk e kanë parë me aq interes këtë alternativë investimi të fondeve në euro./monitor.al/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Rasti i Onkologjikut dhe një rast nga SHBA - Si u dënua mjeku me 45 vjet burg

Rasti i Onkologjikut dhe një rast nga SHBA - Si u dënua mjeku me 45 vjet burg