TIRANE - Shqipëria dhe Italia arrijnë një marëveshje përsa i përket përmirësimit të administratës tatimore dhe shkëmbimit të të dhënave mes dy vendeve. Për rreth 6 muaj një specialist italian i tatimeve do të asistojë homologët e tij shqiptarë teknikisht.
Ministri Financave Shkëlqim Cani tha se rritja e standarteve do të luftojë kësisoj më shumë evazionin fiskal në vend.
“Është e natyrshme që organi tatimor ka nevojë për dije më të thelluara për trajnim, për shtim të njohurive dhe në kuadrin e programit "Inspektorë pa kufij" u mundësua sigurimi i marrëveshjes dhe sjellja e ekspertit për 6 muaj, kuptohet që do të sjellin bashkë me të jo vetëm standartet ndërkombëtare por mundësi më të mëdha për të luftuar evazionin dhe për te shmangur abuzimin.” tha Ministri Cani
"Jetojmë në një botë globale dhe ku format e trajtimit të cështjeve që lidhne me taksat dhe tatimet duhen trajtuar në formate të bashkëpunimit ndërkombëtar.... sigurisht kjo do të bëjë të mundur që të ketë një trajtim të barabartë mes subjekteve ndërvepruese por po ashtu edhe transferimin e praktikave më të mira.
Do doja ti uroja mirëseardhjen doktor Marko Orlandit, përfaqësuesin e agjencisë së taksave italiane, i cili për 6 muajt e fundit do të jetë në shqipëri, pranë drejtorisë së tatimeve, për të bërë të mundur realizimin e këtij bashkëpunimi." tha ambasadori Gaiani
Nimsa e mbështetur nga OECD (organizata për zhvillimim dhe bashkëpunim ekonomik) ka të bëjë me transferimin e njohurive audituese dhe aftësive në administrimin e taksave, veprimtari i njohur si Inspektorët e taksave pa kufinj.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO