Financat, “Santa Quaranta” 3.3
mld lekë nëse konfiskohet

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në varësi të Ministrisë së Financave ka publikuar vlerën e hotelit luksoz “Santa Quaranta” në Sarandë, në rast se ky i fundit do të nxirrej në ankand për t’u shitur.

Hoteli, i cili konsiderohet si një pronë e Klement Balilit, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, u vu nën sekuestrim përpara disa muajsh me urdhër të Gjykatës, megjithatë ai vazhdon të ushtrojë aktivitet të rregullt, pasi ligji nuk e ndalon një gjë të tillë.

Vetëm në rast se hoteli do të konfiskohet përfundimisht me urdhër të gjykatës me akuzat si pasuri e vënë me para të buruara nga trafiku i drogës ose veprimtari të tjera të paligjshme, objekti më pas mund të nxirret në ankand dhe të blihet nga ofertuesit e mundshëm.

Vlera paraprake që ka përllogaritur agjencia për këtë objekt është 336 666 029 lekë të reja.

Në përshkrimin e pasurisë, thuhet se “Pasuria Bar-Restorant-Hotel “Santa Quaranta Premium Resort” ndodhet në vijën e parë të ndërtimeve në rrugën Sarandë -Butrint. Ky hotel është i përbërë nga 85 dhoma, kuzhina dhe bari. Hoteli është i kompletuar me të gjitha pajisjet dhe është i gatshëm për punë”.

s.k/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë