ShBA - Prestigjozja "Financial Times" në një analizë për integrimin e vendeve të Ballkanit merr në analizë edhe Shqipërinë. Tim Judah në opinionin me titull: "Kroacia është shembulli, që Brukseli e shndërroi Ballkanin" shkruan se Shqipëria së bashku me Kosovën kanë sinjale të mira për integrimin në BE. Në këtë artikull ku analizohen përparësitë që kanë bërë shtetet e Ballkanit drejt BE dhe në pjesën për Shqipërinë "Financial Times" shkruan:

"Marrin Shqipërinë. Në vitin 2009 lideri i Partisë Socialiste Edi Rama ka akuzuar Sali Berishën se ka vjedhur zgjedhjet. Më pas në vitin 2011-të pas një skandali korrupsioni katër manifestues u vranë nga dritaret e zyrës së Berishës nga Garda e Republikës. Berisha akuzoi Ramën për grusht shteti dhe rezultati i kësaj ishte freni i procesit të integrimit të Shqipërisë për në BE.

Më pas në zgjedhjet e 23 qershorit, Edi Rama fitoi ndershmërisht dhe me rezultat të thellë, ndërsa Berisha dha dorëheqjen. Në fakt ky rezultat reflekton edhe faktin se njerëzit u lodhën me të, por ndjesia ishte se vendi u bllokua dhe procesi i integrimit europian ishte një kriter për të matur bllokimin e vendit. Shqipëria tani ka mundësi të mira për t'u bërë një kandidat zyrtar për anëtarësimin në BE nga fundi i këtij viti.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)