Financial Times shkruan për nacionalistët serbë që s’duan të integrohen në Kosovë

Financial Times shkruan për nacionalistët serbë që s’duan të integrohen në Kosovë

Prestigjiozja Financial Times ka shkruar mbi tensionet e krijuara në veriun e Kosovës nga serbët nacionalistë, që sipas mediumit, kanë ulur dhunën, por kanë shtuar pakënaqësitë ditëve të fundit. Financial Times shkruan se një marrëveshje që do t’i normalizonte raportet mes Kosovës dhe Serbisë po duket e pakapshme, pasi tensionet vazhdojnë t’i nxisin serbët që të mos pajtohen me gjendjen atje.

“Askush s’na mbështet...Por ne mund të luftojmë, jemi njerëz të tillë, nuk po shkojmë askund”, ka deklaruar Maria, një profesoreshë universiteti, që nuk pranoi të fliste për bindjet e saja politike “nga frika se do të ndëshkohej”.

“Këmbëngulja e saj se ‘kjo është Serbia’, një deklaratë që ajo dhe të tjerët në veriun e Kosovës janë krenarë ta thonë, pasqyron një ndikim në rritje të figurave radikale që janë shfaqur në rajon. Në mesin e tyre është Marko K. Jaksiq. E Djathta për Atdheun, që ishte aktive pas luftës në Kosovë nga 1999-a. Jaksiq, që ka mbrojtur një aleancë komunale të serbëve për të forcuar qëndrimin e tyre kundër qeverisë qendrore në Kosovë, tha se hodhi poshtë përsëritjen e zgjedhjeve – një zgjidhje e mbrojtur nga ndërmjetësuesit perëndimorë”, raportoi mediumi britanik.

Mediumi shkroi për serbët që bllokuan veriun dhe organizuan largimin masiv nga institucionet e Kosovës, duke vënë në theks se kjo ndodhi “kur Kosova vendosi t’ua ndërronte targat serbëve”.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pa arritur një përparim. Por, serbët në Kosovë e shohin gjithnjë e më shumë Vuçiqin – dhe partinë kryesore politike Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi, si të paaftë për të mbrojtur interesat e tyre”, thuhet në artikull.

Aty u theksua edhe krijimi i Listës Serbe, si pjesë e një marrëveshjeje me qëllim stabilizimi, që t’u garantonte serbëve lokalë të merrnin një nivel të caktuar të pushtetit në institucionet e Kosovës.

“Vuçiqi ka ndikim vetëm në Listën Serbe, por ata nuk kanë autoritet, asnjë figurë karizmatike për të udhëhequr komunitetin në një moment kritik, ku frustrimi është kaq i madh”, ka deklaruar Milica Rakiq, aktiviste e Iniciativës së Re Socialiste, një grup i shoqërisë civile në Mitrovicë.

Ndërsa, politikani i ri serb, Marko Jaksiq, ka deklaruar se nëse Lista Serbe do të merrte pjesë në zgjedhje, “do të kishin opozitë. Ai shtoi se është në proces të formimit të një partie të quajtur Veriut, që ka elemente më nacionaliste se Lista Serbe. Ai ka shtuar se është i shqetësuar nga heshtja e Serbisë.

“Forcat e Kurtit do të na arrestojnë, duke na marrë si lepuj nëse ne ndalim rezistencën”, ka thënë ai.

Ndalja e futjes së mallrave serbë në Kosovë, sipas mediumit britanik, i hapi rritjes së kontrabandës në kufirin me Serbinë. Ai citoi edhe ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, që deklaroi se “serbët e linjës së ashpër po e paralizojnë përparimin në rajon.

“Është keq për demokracinë dhe jetën e përditshme të njerëzve atje. Kjo jo vetëm që po i mban vendet në një bllokadë, por po i fton të gjithë të zhgënjehen gjithnjë e më tepër dhe të bëjnë veprime vetëshkatërruese”, ka deklaruar ai për FT.

Profesoresha serbe Maria, është shprehur se disa serbë lokalë po planifikojnë ose tashmë janë larguar, për të qëndruar me familjarët në veri të kufirit.

“Askush nuk sheh të ardhme këtu...Prindërit thonë se do të largohen nëse ndodh integrimi sepse nuk duan që fëmijët e tyre të shkollohen në shkollat e Kosovës”, ka thënë ajo./Koha.net

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vasili: 06/07/2023 21:51

    Zgjidhja me e mire eshte qe serbet e veriut te largohen e te stabilizohen ne Serbi.Serbet nuk mund te behen ,ot shtepie ne shtepine e huaj,pra ne kosove.O serb te Kosoves!O zbatoni ligjet e vendit ku jeni ose mbathni opingat e largohuni!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji