Financial Times: Surpriza e Ramës
për kancelaren gjermane Merkel
Në fillim të këtij muaji, kancelaria gjermane Angela Merkel bëri një shkëputje të vogël nga negociatat torturuese për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën financiare në Greqi. Ajo udhëtoi me mision për të forcuar marrëdhëniet me vendet e Ballkanit. Ndalesa e parë ishte Shqipëria, ku kryeministri Edi Rama e mirëpriti atë me të gjitha adetet e zakonshme diplomatike (ishte vizita e parë e Merkel) – dhe një surprizë ekstra.
Në fillim të këtij muaji, kancelaria gjermane Angela Merkel bëri një shkëputje të vogël nga negociatat torturuese për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën financiare në Greqi. Ajo udhëtoi me mision për të forcuar marrëdhëniet me vendet e Ballkanit.
Ndalesa e parë ishte Shqipëria, ku kryeministri Edi Rama e mirëpriti me të gjitha adetet e zakonshme diplomatike (ishte vizita e parë e Merkel) – dhe një surprizë ekstra.
Ndërsa ajo po i drejtohej sallës së konferencave, Rama e drejtoi Merkelin në një dhomë të vogël, ku e prezantoi me disa nga punimet e artistëve evropianë bashkëkohorë më të shquar të ditëve tona.
Ishte francezi Philippe Parreno, i njohur për filmin e tij të realizuar në bashkëpunim me Douglas Gordon mbi Zinedine Zidane, artisti me bazë në Stokholm Carsten Holler, artisti shqiptar Anri Sala, britaniku Liam Gillick dhe bashkatdhetari i Merkel, Thomas Demand. Takimi ishte kaba dhe pak sa “sureal”, sipas njërit prej artistëve.
Në sallën e konferencave, dy liderët dhanë deklaratat e tyre para një fotoje të madhe të Demand, e quajtur “sigh”, që tregon një model të shtrëngimit të duarve bazuar tek modeli i paraqitur fillimisht në Nju-Jork në vitin 1939.
Eventi ishte një simbol i optimizmit i një bote që besonte tek e ardhmja. Por tek fotoja e Demand, procesi është i papërfunduar. Shtrëngimi i duarve është në progres. Ndërtimi i një bote më të mirë për të nesërmen, sipas fotos së Demand nuk është një çështje biznesi.
Jashtë ndërtesës së kryeministrisë ishin dhe disa nuanca të mesazheve të Ramës drejtuar mikeshës së tij. Njëra ishte skulptura e famshme e kërpudhave të Holler. Njëra e ngrënshme, njëra helmuese dhe tjetra haluçinante. Skulptura thotë një zyrtar, “mund të prezantojë një koment mbi politikën shqiptare”.
Pjesë nga shkrimi i gazetës britanike "Financial Times"Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4560
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45