Financieri Soros: Shpërbërja e BE
është e pakthyeshme pas Brexit

Financieri Soros: Shpërbërja e BE<br />është e pakthyeshme pas Brexit
‘’Vendimi fatal i Mbretërisë së Bashkuar për tu larguar nga Bashkimi Evropian është paralajmërues i shpërbërjes së bllokut 28 anëtarësh ‘’ është shprehur financieri miliarder George Sorors, kështu e ka nisur shkrimin CNBC. Soros është shprehur se Brexit i kombinuar me krizën evropiane të emigrantëve ka krijuar një skenar katastrofik që do të ketë pasoja për Britaninë dhe mbarë botën.

Sipas Soros shpërbërja e BE-së është praktikisht e pakthyeshme. Ai shtoi se pasojat e Brexit do të jenë të krahasueshme vetëm me krizën financiare të 2007-2008, ku efekti domino potencialisht mund tu japë fund dekadave të unifikimit të kontinentit. Financieri është shprehur se implikimet në Europë mund të jenë shumë më keq, ‘’tensionet mes shteteve anëtare kanë arritur në një pikë thyerjeje jo vetëm për çështjet e emigracionit por edhe si rezultat i presioneve të jashtëzakonshme midis kreditorëve dhe debitorëve në vendet e eurozonës’’, tha Soros.

Miliarderi në mbyllje u shpreh me nota pak më optimiste duke thëne se ithtarët e integrimit evropian nuk duhet të dorëzohen sepse padyshim që BE ka edhe të metat e tij. Ai shtoi se të gjithë ata që besojnë në vlerat dhe principet mbi të cilat BE është ngritur duhet të bashkohen për ta shpëtuar atë duke e rindërtuar. 


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre