Financim nga Gadafi për Sarkozy, Tripoli: "dokumenti fals"

Financim nga Gadafi për Sarkozy, Tripoli: "dokumenti fals"
TRIPOLI – Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi mbështet pohimet e presidentit francez Sarkozy se akuzat kundër tij për financim nga Gadafi në fushatën e vitit 2007 janë false.

Kreu i Këshillit të Tranzicionit, që mban pushtetin në Libi që prej rënies së Gadafit, Mustafa Abdel Jalili u shpreh se “jemi të binduar që letra është false”, në lidhje me dokumentin ku thuhet se premtohej financim për fushatën elektorale të Sarkozy në 2007. Në letër flitej për një shumë prej 50 milionë euro.

Dokumenti u paraqit fillimisht nga media online Mediapart, e cila e akuzoi Sarkozy për financime nga Gadafi. Presidenti francez tha ditët e fundit se do të ngrejë padi për shpifje ndaj Mediapart.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme