Financimet dhe armët,  Berisha
fshehu 1183 VKM në vitet 2006-2008

Në 2010, në faqen qpz.gov.al, krahas 187 fletoreve zyrtare të vitit, u botuan edhe 16 fletore zyrtare nën seksionin "Extra", që bënin fjalë për miliardat e qeverisë shqiptare të drejtuar nga Sali berisha nga viti 2005, kur erdhi në pushtet, por edhe vendime të qeverisë së paraardhësit Fatos Nano. Në 215 VKM të qeverisë "Berisha" përfshiheshin dosje skandaloze, siç ishte financimi i rrugës Durrës-Kukës, pa projekt dhe pa kontratë në 2006, tek honorari i majmë për ish-sekretarin amerikan Tom Rixh, apo trafiku i armëve shqiptare, drejt Irakut dhe Afganistanit.
VKM-të e publikuara pas pesë vitesh vonesë, në fund të të cilave thuhet "vendimi hyn në fuqi pas botimin në Fletore Zyrtare", ligjërisht hyjnë në fuqi pas botimit në Fletore Zyrtare. Në vëmendje të VKM-vë të botuara ishin padyshim ato për "rrugën e kombit", tregtia e municioneve luftarake, apo pagesat për lobim euro-atlantik. Ato VKM implikonin jo vetëm qeverinë e Berishës, por edhe atë të Nanos.
P.sh, VKM-ja nr.416, dt 9.6.2005 "Për dhënie municioni Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes" thoshte se Shqipëria do t'i jepte falas Turqisë, vendit që ka ushtrinë më të madhe në Europë, disa milionë fishekë (!). Më pas Berisha do të bënte të njëjtën gjë me Afganistanin. Po sipas monitorimit të ÇIP-it për vitet , 2006, 2007, 2008, qeveria "Berisha" kishte fshehur 1183, nga 3527 VKM të miratuara.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg