Financimet/ Qeveria nënshkruan 
 6 marrëveshje me Gjermaninë

Financimet/ Qeveria nënshkruan <br /> 6 marrëveshje me Gjermaninë
TIRANE- Vetëm dy ditë larg nga vizita e Kancelares Angela Merkel, Shqipëria ka nënshkruar me shtetin gjerman një marrëveshje për financimin e gjashtë projekteve që kapin vlerën e 118 milionë eurove. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Ambasadori Gjerman Helmut Hoffman, i cili e përkufizoi e një mënyrë mjaft të mirë për të pritur kancelaren Merkel, e cila do të vizitojë Ballkanin vetëm tre ditë larg pasi Greqia refuzoi përmes referendumit popullor kushtet shtrënguese të Bashkimit Evropian lidhur me shlyerjen e borxheve.

“Gjermania është një partner strategjik që e ka ndihmuar Shqipërinë në vite. Prej vitit 1988 Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë me më shumë se 1 miliard euro – përfshirë këtu kontributin në nivel të BE-së dhe Kombeve të Bashkuara. Është investuar në fusha të ndryshme, si në zhvillimin ekonomik, në energjetikë, në infrastrukturën ujore, në arsimin dhe formimin profesional, si dhe në zhvillimin e zonave rurale dhe urbane“,nënvizoi ministri Cani, duke konfirmuar se, për gjashtë marrëveshjet e reja, të nënshkruara sot, shuma e financimit shkon 107.5 milionë euro, nga të cilat 1.5 milionë euro janë grante dhe 106 milionë euro janë hua të marra nga Qeveria Shqiptare.

Bashkëpunimi
Në ceremoninë e nënshkrimit, kanë marrë pjesë zëvendëskryeministri Niko Peleshi, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, Ministri i Energjisë Damian Gjiknurisi dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë Hellmut Hoffmann. Në fjalën përshendetëse Ambasadori Hellmut Hoffmann tha: “Sot është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe bashkëpunimin gjermano-shqiptar.

Pas vitesh përgatitjeje u nënshkruan sot gjashtë marrëveshje të rëndësishme të bashkëpunimit financiar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Kjo krijon një atmosferë të shkëlqyer në vigjilje të vizitës së pas dy ditëve të Kancelares Federale Angela Merkel në Tiranë! Qindra mijëra shqiptarë do të përfitojnë nga këto projekte”.

Projektet
Në këtë ceremoni janë nënshkruar gjashtë marrëveshje, të cilat kanë të bëjnë me financimin e një sërë fushash të rëndësishme të ekonomisë shqiptare, siç janë marrëveshja për “Rifinancimin e Ndërmarrjeve të vogla e të mesme në zonat urbane dhe rurale, faza e dytë”, e cila parashikon dhënien e një huaje deri në 10 milionë Euro; Marrëveshja për bashkëpunimin financiar 2009, për projektin “Energjia ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit”, e cila parashikon dhënien e një huaje deri në 20 milionë Euro.

Është nënshkruar gjithashtu një tjetër marrëveshje në fushën e energjisë elektrike, për financimin e projektit “Eficienca energjetike – programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike”, e cila parashikon dhënien e një huaje drejtpërdrejt KESH sha. deri në 40 milionë Euro, të garantuar nga Qeveria Shqiptare. Lidhur me projektet në fushat specifike si ato të furnizimit me ujë, është firmosur në këtë ceremoni edhe marrëveshja për projektin “Programi në sektorin e ujit/Program për furnizimin e zonave rurale me ujë III”, e cila parashikon dhënien e një granti deri në 1.5 milionë Euro.
 

Minat e municionet, projekt për sigurinë, Fondi

Fondi prej 250.000 Euro do të përdoret për të siguruar koordinimin, monitorimin  dhe sigurimin e cilësisë për operacionet e pastrimit të municioneve të paplasura. Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Shkelqësia e Tijë Helmut Hoffman dhe Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Zineb Touimi-Benjelloun firmosën dje marrëveshjen për mbështetjen e mëtejshme të Zyrës Shqiptare të Koordinimit të Minave dhe Municioneve (AMMCO) deri në fund të vitit 2016. Fondi prej 250.000 Euro do të përdoret për të siguruar koordinimin, monitorimin  dhe sigurimin e cilësisë për operacionet e pastrimit të municioneve të paplasura në përputhje të plotë me Standartet Humanitare Ndërkombëtare  në gjashtë hotspote ushtarake me municione të paplasuar.

Gjithashtu, pesë ish depo ushtarake dhe tunele që janë përdorur për të ruajtur municione në Shqipëri do të inspektohen dhe certifikohen si të pastra nga municionet dhe të sigurta për përdorim të mëtejshëm. Banorët lokalë  të zonave të kontaminuara do të jene pjese e programeve ndergjegjesuese dhe edukuese.  Në fund të programit në vitin 2016, rreth 800,000 metër katrorë (rreth 40%  e zonave të identifikuara) do të jenë të pastruara dhe certifikuara.

“Me punën e Zyrës Shqiptare të Koordinimit të Minave dhe Municioneve, problemi shumë serioz i pastrimit të hotspoteve do të vashdojë” tha Ambasadori Gjerman.
Zëvendës Ministri Shqiptar i Mbrojtjes, Zoti Petro Koci i cili mori pjesë në këtë ceremoni, shprehu vlerësimin e qeverisë për këtë program, i cili do të forcojë angazhimet kombëtare për një Shqipëri të pastër nga rreziku i municioneve. Touimi-Benjelloun, vuri në dukje; “ Ne jemi këtu për të ri-jetësuar së bashku me Ambasadorin Gjerman angazhimin e Qeverisë Gjermane dhe PNUD per te mbeshtetur  kete ceshtje me rendesi kombetare qe do te rrise sigurinë e popullatës dhe në mënyre të vecantë të shtresave te varfra të cilët janë shumë shpesh më të prekurit nga rreziku i konflikteve dhe pas- konflikteve.

Një progress i konsiderueshëm është arritur deri më sot në shkatërrimin e municioneve stoqe dhe pastrimin e zonave me municione të paplasura dhe ne besojmë që ky aksion duhet te vazhdoje deri ne perfundimin e tij”.

6 projektet e financuara nga qeveria gjermane

1-Ndërrmarjeve të Vogla e të Mesme në zonat urbane dhe rurale në fazën e dytë”. Marrëveshja parashikon dhënien e një huaje deri në 10 milion euro.
2-Marrëveshje për projektin “Energjia ujore dhe siguria e digave në kaskatën e Drinit”. Marrëveshja parashikon dhënien e një huaje deri në 20 milionë euro.
3-Marrëveshje për projektin “Efiçenca energjitike - programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike”. Ajo parashikon dhënien e një huaje deri në 40 milionë euro, garantuar nga qeveria shqiptare.
4-Marrëveshje për masën shoqëruese të projektit “Program në sektorin e ujit - furnizim me ujë të zonave rurale II”. Marrëveshja parashikon dhënien e grantit deri në 1.5 milion euro.
5-Marrëvjeshje për “Programin III për furnizimin me ujë të zonave rurale”. Marrëveshja parashikon dhënien e grantit deri në 24 milionë euro.
6-Marrëveshje për bashkëpunimin financiar 2010, për projektin “Efiçenca Energjitike përmes sektorit bankar. Marrëveshja parashikon dhënien e grantit deri në 12 milionë euro.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median

Operacion në zhvillim e sipër, SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guackë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median