TIRANE- Lista e personave të shpallur si financues të terrorizmit do të ndryshojë. Një vendim i Këshillit të Ministrave, parashikon disa shtesa dhe ndryshime me qëllim përditësimin e listës së miratuar të personave të shpallur si financues të terrorizmit me listën e shpallur si të tillë nga OKB. Një tjetër vendim i miratuar dje nga Këshilli i Ministrave është për përcaktimin e modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, janë liruar nga detyra dy anëtarë të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit e janë mandatuar dy anëtarë të rinj. Këshilli i Ministrave miratoi ripërtëritjen e afatit të lejes, deri në shkurt 2017, për realizimin e shtrimit të fibrës optike nënujore, që do të ketë si pikë nisjeje qytetin e Barit në Itali dhe si pikë hyrëse Gjirin e Lalzit në Shqipëri.
 
Vendimi: Për rregullimin e disa çështjeve në zbatim të ligjit nr.170/2013, datë 14.11.2013, “Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor”. Ky vendim ka synim përcaktimin e modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor.

Shpjegimi: Rregullimin e disa çështjeve në zbatim të ligjit nr.170/2013, datë 14.11.2013, “Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor”, që bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij, përkatësisht shërbimet e pajisjet që do të furnizohen nga kontraktuesi, zyrat, pajisjet teknike dhe infrastruktura që i nevojitet kontraktuesit, plani i pagesave dhe mbajtjeve nga pagesat, si dhe formati dhe rregullat e rishikimeve tremujore të treguesve kryesorë të performancës, modeli i letrës së konfirmuar e të transferueshme të gatshme të kredisë në favor të kontraktuesit, përshkrimi i punës së kontraktuesit, modeli i garancisë së paradhënies në favor të autoritetit kontraktues, Miratimi i njoftimit për zgjatjen e afatit të kontratës për vitin e tretë, miratimi i modelit të letrës së konfirmuar e të transferueshme të gatshme të kredisë në favor të kontraktuesit për automjetet.
 
Vendimi: Për lirimin e mandatimin e disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit. Me anë të këtij vendimi lirohen dy prej anëtarëve për shkak të përfundimit të mandatit e mandatohen në detyrë të dy anëtarë të rinj.
Shpjegimi: Qeveria ka vendosur dje lirimin nga detyra e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit Arjana Dyrmishi e Frederik Çuçllari për shkak të përfundimit të mandatit. Por në kuadër të ristrukturimit ka bërë mandatimin si anëtarë të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit të Diana Lamanit, propozuar nga fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës e Kesjana Halili, propozuar nga ministri i Financave.
 
Vendimi: Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Shqipërisë e qeverisë së Gjeorgjisë, për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit. Marrëveshja parashikon që mbajtësit e pasaportave të vlefshme diplomatike dhe të shërbimit, shtetas të secilës palë, kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në territorin e palës tjetër pa vizë për një periudhë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve nga data e hyrjes së parë.
Shpjegimi: Qeveria shqiptar, ka vemdosur të operojë dhe me vendet partnere që nuk janë anëtare të konsloidojë ligjërish lëvizjen e qytetarëve me pasaporta diplomatike e shërbimi dhe me Gjerogjinë.
 
Vendimi:
Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”, të ndryshuar. Vendimi ka si qëllim përditësimin e listës së miratuar të personave të shpallur si financues të terrorizmit me listën e shpallur si të tillë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Shpjegimi: Në listën e personave të shpallur sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit bëhen shtesat dhe ndryshimet në çdo vit. Lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida”, si anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida, sipas shtesave në listën e konsoliduar të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për personat që janë anëtarë, bashkëpunëtorë apo financues, për organizatën Al-Qaida, e cila përtërihet çdo vit. Njëherësh në listë janë dhe ata individë të çregjistruar nga lista e individëve, anëtarë ose bashkëpunëtorë me organizatën Al-Qaida”, si persona të çregjistruar nga anëtarë bashkëpunëtorë apo financues për organizatën Al-Qaida me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Po këtu shënohet dhe lista e kompanive të shtuara nga lista e kompanive që i takojnë ose bashkëpunojnë me organizatën Al-Qaida”, si kompani të shtuara me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
 
Vendimi: Për një ndryshim në vendimin nr.500, datë 6.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil”, të ndryshuar.
Shpjegimi: Në pikën 1, të vendimit nr.500, datë 6.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në numrin rendor 5 fjalët “Gazmend Dibra  anëtar” zëvendësohen me “Ilir Hebovija  anëtar”. Pra hiqet ish-drejtori i burgjeve dhe kandidati i PD Dibra.
 
Vendimi: Për emërimin e Adrian Thano në detyrën e anëtarit të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).
Shpjegimi: Ka qënë një kërkesë dhe e BE bashkëpunimi me shoqëinë civile dhe mbështetjen ndaj saj, ndaj dhe funksionon borfi.
 
Vendimi: Për një ndryshim në vendimin nr.849, datë 19.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për funksionimin e Fototekës Kombëtare “Marubi” dhe për kalimin e përgjegjësisë së administrimit nga bashkia e Shkodrës Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”.
Shpjegimi: Në të gjithë përmbajtjen e vendimit nr.849, datë 19.12.2003, të Këshillit të Ministrave, emërtimet “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve” dhe “Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve” ndryshohen dhe zëvendësohen, përkatësisht, me “Ministria e Kulturës” dhe “Ministri i Kulturës”.
 
Vendimi:
Për një ndryshim në vendimin nr.840, datë 21.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e kabllit nëndetar ndërkombëtar me fibër optik Bari(Itali)–Gjiri i Lalzit (Shqipëri) (projekti Balkans–Itali Netëork)”, të ndryshuar. Ndryshimi i propozuar me këtë vendim ka si qëllim ripërtëritjen e afatit të lejes, deri në shkurt 2017, për realizimin e shtrimit të fibrës optike nënujore, e cila, do të ketë si pikë nisjeje qytetin e Barit në Itali dhe si pikë hyrëse Gjirin e Lalzit në Shqipëri.
Shpjegimi: Pika 3, e vendimit nr.840, datë 21.10.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon: “Afati i lejes, sipas pikës 2, të vendimit nr.840, datë 21.10.2010, të Këshillit të Ministrave, është deri në datën 28 shkurt 2017”. Qeveria pikërisht shtyrjen e afatit ka bërë.
 

Shkrimi u publikua sot (16.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)