Nga Ferrari, te Mercedes-i dhe Renault-i/ Batutat në konferencën Rama-Mogherini

Shefja e diplomacisë së BE-së, Mongherini gjatë vizitës në Tiranë u njohu meritat të gjitha palëve politike, e për të dyja palët i la edhe detyrat në vijim për negociatat. Mogherini përpos Ramës, takoi Presidentin Meta, Bashën dhe Kryemadhin. Por vëmendja kryesore ishte te vendimi i qershorit nga vendet anëtare për hapjen e negociatave, pas skepticizmit të Gjermanisë, Francës dhe Holandës.

Duke bërë një krahasim me garën e Formula 1, Mogherini tha se “sot semafori është në dritën e gjelbër dhe këtu fillon gara”. Rama vijoi batutën duke shtuar se po kalon nga ‘Ferrari’ te 'Mercdes'-i, prodhuesi gjerman i makinave dhe ai francez ‘Renault’.

Gjermania nuk është vend skeptik, përkundrazi bashkë me Francën janë kampionë të projektit të Europës së bashkuar. E sigurt është që semafori është jeshil dhe ne do e dërgojmë garën deri në fund me mbështetjen e Ferrarit, Mercedezit, Renault  dhe të gjithë skuderive të pathyeshme

 

Edi Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë