Eksperimenti synon të masë rezultatet mbi zvogëlimin e shpenzimeve sociale, pasi ata mendojnë se në këtë mënyrë njerëzit do të jenë të motivuar për të punuar edhe më një punë më një rrogë më të ulët, duke bërë që të ulet ndjeshëm papunësia.
Kjo jo vetëm do të bëjë që të ulet papunësia sipas qeverisë por do të rrisë edhe nivelin e atyre që do të bëjnë një punë vullnetare.
Kjo taktikë menjëherë pas vënies në zbatim duket se po ecën mjaft mirë, pasi shumë njerëz janë kthyer në profesionin e tyre edhe pse me një rrogë më të ulët.
Pas përfundimit të eksperimentit plotësisht, qeveria pritet të kalojë fondet në mënyrë që rrogën shtesë ta marrë çdo qytetar i saj, sipas qeverisë finlandeze pritet që ky eksperimet të ketë efekte të ndjeshme në popullsinë e vendit.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com