Qeveria finlandeze deklaroi sot se e-mail-e me informacione të fshehta, disa prej të cilave trajtonin sanksionet evropiane kundër Rusisë, i ishin dhënë medias.
"Disa informacione të postës elektronike i janë dhënë shtypit dhe këto informacione përfshijnë një bisedë mbi sanksionet e BE-së kundër Rusisë", deklaroi zëdhënësi i qeverisë Markku Mantila.
Ai nuk i saktësoi se cilët kanë qënë marrësit e këtyre të dhënave, as se cili person i brendshëm i ka dërguar.
"Javën e fundit, u vumë në dijeni se e-maile-t kishin rënë në dorë të personave që nuk duhej t'i kishin. Me sa dimë ne, këto e-mail-e iu propozuan të paktën njërës prej mediave finlandeze", tha ai duke shtuar se i përkasin periudhës së kryeministrit paraardhës, Jyrki Katainen.
Është hapur një hetim për këtë çështje, por momentalisht qeveria nuk ka asnjë të dyshuar.
"Ne nuk dyshojmë për asnjë. Nuk e dime nëse këto e-mail-e kanë shkuar gabimisht apo janë marrë në mënyrë pirate. Nuk e dime se për çfarë bëhet fjalë", nënvizoi Mantila./ /atsh/