Fino-Blushit: Statuti jo 'Kalë
troje' për të sulmuar Ramën

Fino-Blushit: Statuti jo 'Kalë<br />troje' për të sulmuar Ramën
Deputeti socialit Bashkim Fino nga qyteti i Pogradecit i doli përballë pretendimeve të Ben Blushit e kritikave të tij për zgjedhjet në parti dhe mënyrën e qeverisjes.Fino u tregua i drejtëpërdrejtë kur tha se PS do të bëjë ndryshime në statutin e Partisë i cili me të vërtët është shkelur në disa pika por nuk mund të përdoret atë si "kal Troje" për të sulmuar për çdo gjë qeverinë dhe reformat e saj.

"Në 2013-14-15 asnjë nga zërat e miqve kolegëve nuk thanë asnjë fjalë su shqetësuan për zgjedhjet se ishim në një proces tjetër. Tani mund të kërkosh gjithçka . E vërtetë që është shkelur statuti në disa pika por ti s'mund të sulmoshë familjen tonë të madhe. Të gjithë bashkë do të miratojmë statutin me ndryshime, ne do ta bëjmë. Më lejoni të them që nuk mundet dot të bësh luftë politike brenda familjes tonë si gjithmonë. S'mund të vësh si kalë të Trojës statutin dhe të godasësh qeverinë për çdo gjë."-tha Fino
 
 Me tone të ashpra deputeti Fino theksoi se fitorja e 2013 ishte plebishitare dhe zgjedhjet në PS pas kësaj fitoreje do të ishin hipokrizi. 

"Do i thoja mikut tim Blushit  që më pyeste mua në fillim kur hyri në parti se si ishin germat tek statuti se unë jam njohës i mirë i statutit dhe organizimit të partisë tonë
Tani si njohës i statutit ju them se është e vërtetë që fituam zgjedhjet në 2013 me 1 milionë  vota dhe i thamë Ramës së me atë program që na bëre fituese ne e duam dhe e votuam që do të thotë se mbas 2-3 muajsh duhej të bënim zgjedhje. Në atë mbledhje  asnjë njeri se tha një çështje që ishte shkelur statutit asnjë. E lamë me iniciativë të lirë e bëmë me qëllim të lirë , se kushdo qe do mendonte se duhej organizim të partisë në atë kohë do ishte hipokrit. Hipokrizi që ne të bënim zgjedhje kjo një arsye, e dyta në programin e qeverisë tonë ishin disa reforma të rëndësishme si  ajo territoriale që e bëmë realitet. Po ti bënim ato zgjedhje do rifuteshim prap në zgjedhje , është hipokrizi sepse partia duhet të funksionojë sipas reformës territoriale prandaj se bëmë.
Pas zgjedhjeve në gjithë vendin, mblodhëm partinë dhe thamë tani do organizojmë partinë do zgjedhim këshilltarët që do të thotë që kjo strukturë është e gatshme si makinë luftarake në fitoren tonë të padiskutuar.- "
tha Fino

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike