Fino-Braçe sqarojnë "sherrin" 
e Kuvendit në grupin e PS-së

Fino-Braçe sqarojnë e Kuvendit në grupin e PS-së">
TIRANE- Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe dhe deputeti socialist Bashkim Fino i janë rikthyer dje, debatit që zhvilluan të enjten në seancë plenare. Mbledhja e grupit të PS-së e zhvilluar dje rreth orës 14:30 ka vënë përball dy deputetët socialist të cilët kanë shpjeguar edhe përplasjen në seancën e kësaj të enjteje gjatë diskutimit të nen për nen të buxhetit. Deputeti i Komisionit të Ligjeve, Fino, ka falenderuar Komisionin e Ekonomisë për pranimin e kërkesës për ngritjen e Agjencisë Kombëtare për zbatimin e reformës territoriale, ndërkohëqë njësoj si në seancë ka kërkuar sqarime për refuzimin e shtimit të punonjësve në këtë agjenci.

Kryetari i Komisionit, Braçe i ka shpjeguar edhe një herë se amendamenti i ardhur prej tij ishte i vonuar dhe rrjedhimisht ishte e pamundur për tu futur në ligjin për buxhetin. Ka qenë kryetari i PS-së, njëherësh edhe kryeministër i vendit, Edi Rama, që përmes një batute ka kërkuar t’i jepet fund debateve. “Fino ne e fituam betejën tonë me popull, pavarësisht se e humbëm me rregullore”, i’u drejtuar kryeministri deputetit Fino. Të njëjtin qëndrim kryeministri e ka mbajtur edhe në seancë plenare ku ka mbështetur amendamentin e deputetit Fino, shkak për të cilën është bërë edhe një debat me kryetarin e Kuvendit për çështjen e rregullores.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë