Fino i bindur për fitoren,heq dorë
nga mandati dhe postet në PS 

Fino i bindur për fitoren,heq dorë<br />nga mandati dhe postet në PS <br /><br>
Në 7 shkurt do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të FSHF, ndërsa në garë janë Bashkim Fino dhe Armand DukA. E ndërsa kreu aktual e ka shpallur rikandidimin, Fino e zyrtarizon sonte. Ish-kryeministri duket i bindur në fitoren e garës me Dukën, pasi do të heqë dorë nga të gjitha postet në partinë Socialiste.

Kështu Fino do të heqë dorë duke filluar nga mandati i deputetit, por edhe posti i sekretarit organizativ në PS. Ndërsa në vendin e tij në Kuvend pritet që të futet, Gentiana Cakrani e cila renditet e 11 në listën e PS në qarkun e Fierit.  Gentiana Cakrani është aktualisht edhe kryetare e PS-së për qytetin e Fierit.

Kush është Bashkim Fino
Bashkim Fino lindi në Tiranë, më 12 tetor 1962. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ka kryer specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Ka një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike. Në vitin 1992 Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997 ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit, në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik.

Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zëvendëskryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i Pushtetit Lokal. 2001-2002 Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-2005 Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut