Fino: Shoqatat fantazmë i çoj në
prokurori, Duka të kërkojë falje 

Fino: Shoqatat fantazmë i çoj në<br />prokurori, Duka të kërkojë falje <br /><br>
Zyrtarisht deputeti i PS, Bashkim Fino ka shpallur kandidaturën për President të FSHF në zgjedhjet që do të zhvillohen në 7 shkurt, ndërsa përballë do të ketë Armand Dukën. I ftuar në RTSH, ai u shpreh se platforma e tij synon ndryshimin e imazhit për futbollin shqiptar, ndërsa ekipet që e kanë propozuar janë Lushnja dhe Flamurtari. 

Nga 66 anëtarët e Asamblesë, 54 janë klube futbolli dhe 12 shoqata sportive, 8 nga të cilat janë të paregjistruara në gjykatë. Pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar, por që mund të vendosin për garën që do të zhvillohet në datë 7 shkurt nëse do të votojnë.

Fino shprehet se jo 8, por 11 shoqata nuk janë të regjistruar, pasi nga 12 që janë gjithsej është regjistruar vetëm njëra, ndërsa ka paralajmëruar se nëse do të votojnë në asamblenë e 7 shkurtit atëherë do i kallëzojë në prokurori. Kandidati për postin e kreut të FSHF u shpreh se ka angazhuar një studio ligjore për të hetuar rastin, ndërsa thotë se ka pasur lëvizje ditët e fundit për t’i regjistruar këto shoqata.

Bashkim Fino kërkon nga Duka dhe FSHF që të kërkojnë falje për atë që ka ndodhur, ndërsa shton se ka të dhëna se FSHF i ka ndihmuar këto shoqata me fonde, por në të zezë, pasi nuk janë të regjistruara.

Jam njohur nga mediat. Mendoj që së pari dua të them se kjo është një minus i madh për presidentin aktual, pasi ia prish klimën dhe ata duhet të reagonin dhe të kërkonin falje dhe ta trajtonin si cështje teknike që nuk i dinin mirë gjërat.

Kjo deligjitimon vetë presidentin aktual, pavarësisht se ka fituar bindshëm para 4 viteve. I vë një njollë futbollit shqiptar. Sot ne kemi këto shoqata që nuk janë regjistruar dhe nuk janë anëtare, është njëlloj sikur të bësh tregti pa u regjistruar në gjykatë dhe në QKR dhe quhesh kontrabandist. Kush më garanton që këto shoqata nuk janë kriminale?

Në krye të shoqatave janë vendosur njerëz në konflikt interesi që punojnë në FSHF, ky është turp i madh. Sa më shpejt duhet të kërkojnë falje për atë që ka ndodhur se për 7 shkurtin nuk duhet të afrohen, pasi do të përballen me ligjin. Nëse afrohen të dera e asamblesë do të shkojnë në prokurori. Jam pak emocional në këtë pikë. E kanë bërë me turp FSHF, për mua duhet të kishin dhënë dorëheqjen. Kam ngritur një studio ligjore për të ndjekur këtë cështje.

Asnjë nga këto 8 shoqata nuk është regjistruar, ka pasur insinuata edhe për t’i regjistruar këto ditë. Nga 12 shoqatat mua më rezulton se vetëm e gjyqtarëve është e regjistruar. Janë shoqata kriminale. Kam parë në disa media që njerëzit e këtyre shoqatave janë të trembur dhe nuk flasin. E kam këtu dosjen për ata që kanë votuar para 4 viteve.

Nëse nuk ke vendim gjykate nuk do të lejohet askush për të votuar në 7 Shkurt” deklaroi Bashkim Fino në RTSH. Bashkim Fino zyrtarizoi sonte kandidaturën për President të FSHF, ndërsa përballë do të ketë Armand Dukën në zgjedhjet e 7 Shkurtit që do të zhvillohen në qytetin e Durrësit. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës