Fino: Të japin dorëheqjen 10
kryetarë të PS brenda 10 ditësh

Fino: Të japin dorëheqjen 10<br />kryetarë të PS brenda 10 ditësh
Edhe pse Partia Socialiste ia doli të marrë e vetme 74 deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, duke bërë që të qeverisë pa aleatë për katër vitet në vijim, 
sërish socialistët kanë pasur rënie në vota në disa bashki të vendit. Kështu, sipas raportit të Sekretarit të Organizimit Administrativ në PS, Bashkim Fino janë tre bashki ku PS ka pësuar rënie në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. 

Në këtë raport është bërë evdentimi i zonave të vendit të cilat gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 patën një rezultat më të ulët se në parlamentaret e 2013-ës. Raporti i Finos përfshihen 120 njësi administrative vendore dhe 383 të tjera në shkallë vendi (përfshirë bashki dhe njësi administrative).

Në 16 bashki rezultati ka qenë 50% më i ulët ndërsa në bashkitë Devoll, Peqin e Kamëz të gjitha njësitë administrative janë më dobët se në vitin 2013. Gjithashtu Fino, në këtë raport ka rreshtuar edhe shkaqet se pse është arritur një rezultat kaq i dobët në zgjedhjet e këtij viti., duke evidentuar kryesisht mungesën e aktivizimit të anëtarësisë apo dhe premtimet për vende pune nga forcat e tjera politike. 


Fino: Brenda 10 ditëve të dorëhiqen kryetarët e degëve ku kemi pësuar rënie
Sekretari Organizativ i Partisë  Socialiste, Bashkim Fino, në fjalën e tij në Asamble ka bërë një analizë të zgjedhjeve.

"Në fund të gushtit morëm vendim për zgjedhjet. Vërtet dolëm fitimtar por kjo nuk do të thotë që të mos bëjmë analizë për zgjedhjet. Nëse do të punim më fortë gjatë qershorit do të kishim arritur një rezultat akoma më të mirë. Kemi 1500 organizata të Partisë Socialiste të cilat kanë dalë më dobët nga zgjedhjet e  2013. Jepmi para zgjedhjes së kryetarëve të organizatave dhe është koha e përshtatshme për të bërë një analizë."

Gjithashtu Fino nuk i ka kursyer kritikat për krerët e PS në qytete, ku u ka kërkuar që të mos bëjnë mbledhje fiktive. "Mos bëni mbledhje fiktive nëpër organizata thjesht për të na dërguar letrën me informacion në Tiranë, pas dy vitesh vinë zgjedhjet lokale dhe do të kuptohet".

Nga ana tjetër Fino ka kërkuar edhe dorëheqien e 10 kryetarëve të partisë pasi nuk janë fuksional. "10 kryetarë të partisë nuk janë funksional. U bëj thirrje këtyre kreve të partive të partisë Socialiste në rrethe që këta 10 kryetarë të japin dorëheqjen. Nuk mund të bësh dy punë, edhe prefekt edhe kryetar partie", tha ai.


(Raporti i Finos)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!