Fiorello, Kledi dhe udhëtimi
me gomone i Renzo Bossit

Fiorello, Kledi dhe udhëtimi <br />me gomone i Renzo Bossit
ROMË – Diploma shqiptare e Renzo Bossit është kthyer ditët e fundit në një temë jo pak zbavitëse edhe për botën e spektaklit në Itali.
Showmanm Fiorello ka hyrë në një pikë të shitjes së gazetave ku takon balerinin e mirënjohur shqiptar Kledi Kadiu. Dhe mes tyre shkëmbehen jo pak batuta lidhur me diplomimin e “Troftës” në universitetin shqiptar “Kristal”.

Fiorello i kujton Kledit se si ai udhëtoi me gomone drejt Italisë përpara se të bëhej I fashmën në fushën e spektaklit në vendin fqinjë.

“Po ky fakt është aktual edhe sot”, i përgjigjet Kledi Kadiu me jo pak shpoti.

“Sikur ta dije se sa “njerëz” marrin sot gomone për udhëtimin anasjelltas, Itali – Shqipëri. Por, për tu diplomuar në Shqipëri…”, i përgjigjet Kadiu.

Dhe kur Kledi pohon se leksionet në universitet mbahen në gjuhën shqipe, Fiorello replikon: “ Mendo që tani ka italianë, të cilët pa njohur gjuhën shqipe arrijnë të marrin diplomën në Shipëri. Madje, e arrijnë këtë akoma pa marrë diplomën e shkollës së mesme.”

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia