Fiorentina ndali Juventusin në një barazim pa gola. Kryesuesit e kampionatit ishin favoritë për të fituar ndeshjen, por vendasit zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, madje në disa raste kishin mundësi që të kalonin në avantazh.

Barazimi i Juventusit i jep mundësi Romës që të afrohet me kreun, pasi nëse fiton me Sassuolo atëherë diferenca do të ishte vetëm një pikë duke e hapur akoma më shumë garën për kampionatin.
 


d.b/shqiptarja.com