Lazio përfiton nga humbja e Napolit të dielën duke rrëmbyer vendin e tretë të klasifikimit me një fitore të pastër 2-0 në Torino. Felipe Anderson shënoi dy gola për Lazion. Ndërsa Fiorentina përmbysi Milanin duke i shkaktuar një tjetër humbje.

Golin e Mattia Destro për kuqezinjtë e zhvlerësoi Gonzalo Rodriguez dhe Joaquin në minutat e fundit duke e zhytur në mesin e renditjes. Humbja e radhës mund të bëjë që Berlusconi dhe Galiani të mendojnë për stolin.


d.b/shqiptarja.com