Para dy javësh,e gjithë bota e futbollit dhe drejtuesit e skuadrës së Fiorentinës, u tronditën për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur të mbrojtësit dhe kapitenit të tyre, Davide Astori.

Pas vdekjes së papritur të kapitenit të tyre, drejtuesit e Fiorentinës janë duke menduar futbollistin e ri, i cili do të zëvendësonte, në mënyrë ideale, italianin në mbrojtjen e skuadrës.

Sipas mediave italiane në mesin e kandidaturave për vendin e tij, është edhe emri i mbrojtësit të Kombëtares Shqiptare, Frederik Veseli.

25-vjeçari, Veseli, luan aktualisht me skuadrën e Empolit në Serinë B dhe këtë sezon është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te skuadra që kryeson Serinë B.

Veseli po shkëlqen si qendërmbrojtës, edhe pse ka filluar karrierën duke luajtur në krahët e prapavijës. Në një rol të tillë ai aktivizohet edhe me përfaqësuesen shqiptare, ndaj ai shikohët si zëvendësuesi ideal i ish-kapitenit Davide Astori.

Redaksia Online
A. S/ Shqiptarja.com