Fiori Dardha le nam...sërish

Fiori Dardha le nam...sërish
Fiori Dardha i është nështruar së fundmi një diete, me anë të së cilës ka rrëzuar 6 kg. Moderatorja ka publikuar foto në Instagram të trupit përpara dhe pas dietës, duke ndarë me ndjkësit edhe recetën. Siç duket, reagimi i këtyre të fundit, një pjesë e mirë e të cilëve mendonin se Fiori nuk kishte nevojë për t’u dobësuar, kanë nxitur një reagim nga ana e saj.

“Humbet disa kilogramë, të thonë: Shëndoshu se LE NAM! Shton disa kilogramë, të thonë: Dobësohu urgjent se LE NAM”. Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se “ka lënë nam” për shkak se kishte filluar të mbante dietë për t’u shëndoshur. Dardha shkruan: “Mban një dietë me rigorozitet dhe përpiqesh të rikthehesh sa më shpejt në formë, sërish vazhdojnë: “Ouuuu? Ç’thua mi? Vërtet kështu ke ardhur në formë? Nuk të besojmë”… Dhe ti në çdo rast LË NAM!”. Në fund të mini-deklaratës së saj, prezantuesja e “Fiks Fare” ka shkruar një mesazh për të gjithë ata që druhen nga “paragjykuesit” lidhur me shëndetin e tyre: “Veproni si të jetë më mirë për ju e shëndetin tuaj, mjafton të ndiheni mirë me veten, se të jetë për të tjerët, do LINI NAM gjithmonë,” ka mbyllur komentin e saj moderatorja e Fiks Fare.

Fiori ka publikuar një foto të një viti më parë krah një fotoje të sivjetshme, ku shfaqej dukshëm ndryshimi në peshë. Brenda një viti Dardha kishte shtuar disa kilogramë, që po përpiqet t’i largojë nëpërmjet dietës dhe trajtimeve e masazheve anticelulit.
fiori dardha
fiori dardha
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?