TIRANE - Njëri ndër liderët kryesorë të grevës së urisë së minatorëve të Valiasit në vitin ‘91 që solli jo vetëm rrëzimin e qeverisë së Nanos por dhe rrëzimin real të komunizmit, Fiqi Xibri tregon si filloi e u tradhëtua sindikalizmi në Shqipëri nga Berisha. Ai thotë se tashmë mbështesin PS pasi jep më shumë shpresë se PD.
Si e kujtoni grevën e urisë dhe lëvizjen sindikaliste më ’91?
Ajo ishte një lëvizje për demokraci. Ku nënkuptohet ndryshimi politik, heqja e diktaturës por dhe ndryshimi ekonomik. Pasi atëherë njerëzit në kuptimin politik ishte margjinalizuar, të persekutuarit ishin në zhdukje e sipër. Ndaj gjetëm gatishmëri e dëshirë te njerëzit për ndryshim, që u materalizua tek lëvizja punore.
Si filloi greva e Valiasit...?
Kur filluam grevën e Valiasit i motivuam njerëzit me rritjen ekonomike, rritjen e pagave dhe zhvillimin e ekonomik. Grevë sindikale, por politike ishte se duke kërkuar demokraci, ajo i përmban automatikisht këto elementë. Ne arritën 60% rritje page nga 200% që u kërkua, por vlera reale ishte presioni politik dhe dorëzimi i qeverisë. Ishte një fitore që s’ishte arritur për 50 vite. Pati një paralelizëm me lëvizjen për demokraci, ku ne kryesorët ishim të angazhuar te studentet e lëvizja demokratike.
Po takimi me Berishën dhe Hajdarin…!
Që në grevën e parë erdhën, u lidhën me ne, dhanë mbështetje dhe premtime të jashtëzakonshme. Jo ky shesh do mbushet me makina, minatorët do kenë nga dy makina etj. Ishim në lidhje organike dhe me PD. Por ishte lëvizje me aq dinamike, pavarësisht se kishte spiunë, kishte militantë, idealistë brenda.
Pastaj filluam grevën e urisë në 25 maj 1991 në Valias. Pati efekte të menjëherëshme, rikarikoi grevën e përgjithshme. Morën vendimin e shpalljes së grevës së urisë masive, që me sa duket solli thyerjen e qeverisë.
Të nesërmen u shpall rrëzimi i qeverisë Nano, më 6 qershor ‘91 që solli rrëzimin real të diktaturës. Roli i sindikatës ishte vendimtar, pa përjashtuar studentët e PD. Rrëzimin përfundimtar ia dha lëvizja punëtore, që është lënë në harresë, minimizohet rëndësia duke duke folur vetëm për PD e studentët.
Kur filloi konflikti me Berishën...?
Konfklikti me Berishën filloi hap pas hapi, nga nevoja për ndryshime reale e jo për kozmetikë. Konflikti ynë me Berishën nisi që në 91. Ishim kundër ‘terapisë së shokut’. E kundërshtuam, ishim totalisht kundër saj, pasi s’mund të mbyllen ndërmarrjet si me sustë. Kishte ndërmarrje në gjendje punë dhe të teknologjisë së re, si uzina e telave Shkodër dhe që kishte treg brenda e jashtë vendit.
Ata na thanë kemi ‘çekun e bardhë” të Gramoz Pashkos. Mirë nxirreni çekun ta shohim që të mbështesim terapinë. Ky konflikt na armiqësoi me Berishën dhe PD pasi Berisha ishte koka e të keqes që atëherë. Këtu nisi shkatërrimi i sindikatës, ku na përndoqi me skenarë të sigurimit të shtetit.
Na shkarkuan kur ishim në Poloni dhe ndihmuan Gëzim Kalaja e Valer Xheka. Sindikatata ishte kthyer në banda hajdutësh. Rikrijuam sindikatën e minatorëve në vitin 2007, që të arrinim të drejtat e mohuara.
Sërish besuat të PD...?
Menduam që duke qënë PD në atë kohë në pushtet, do na hapet dera. Ndodhi e kundërta. Kështu që u detyruam të bëjmë protesta, pasi i konsumuam gjithë rrugët institucionale. S’patëm asnjë rezultat, bëmë dhe grevë urie, që shkoi në kufinjtë ekstremë, madje dhe me grevë me etje, por dhe kjo ishte e pamjaftueshme.
Madje kërkuam të hyjmë në kryeministri për statusin e minatorit. Politika na premtoi ndihmë por kur filloi miratimi i statusit të minatorit në Kuvend s’na lajmëruan fare. LSI na tradhëtoi, kërkuam mbështetje te PS.
Kur kaluat te PS...?
Kur po afroheshim zgjedhjet më 2009 Rama e mirëpriti marrëveshjen për statusin e minatorit. Ata kur të vinin në pushtet miratonin statusin për 6 muaj, ne bëmë thirrje për të votohej PS. Pastaj PS qëndroi jashtë Parlamentit, po vazhduam marrëdhëniet e mira me PS protestat ishin paralel me PS. Në kohën e grevës së urisë bëmë protestë para TVSH, bëmë prezantimin tonë te greva e urisë së PS.
Si kaluat në mënyrë definitive te PS....?
Tani patëm një opsion për të mbështetim PS, por mbështesim një nga partitë e vogla, që s’do na vinte kushte Bashkimin Republikan në koalicion me PS. Pas gjithë kësaj që ka ndodhur s’jemi me PD. Pasi siç ishte bërë qëllim largimi i PPSH më ‘91, tashmë është bërë largimi i Berishës e PD nga pushteti.
Kemi bërë marrëveshje me PS si me të gjithë aleatët. Jam i pari në listë për Tiranën për këtë parti. Por dhe të kemi një akses te Ministria e Punës. Koalicionin e bëmë me opozitën pasi ka një ndryshim rrënjësor sot midis PS e PD. Të ikë kjo qeveri, te ndihmohet forca serioze të qeverisë dhe të rregullojë dhe problemet tona.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com