Firma lobuese-Bashës: 150 mijë $
për t’ju “garantuar” zgjedhjet e lira
Birn Albania publikoi shifrat e majme që partia demokratike u pagoi firmave lobuese në SHBA për të siguruar takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, ndër të cilat rezultoi edhe një pagesë prej 150 mijë dollarësh për firmën Barnes & Thornburg LLP, për tre muaj shërbimi.
Birn Albania publikoi shifrat e majme që partia demokratike u pagoi firmave lobuese në SHBA për të siguruar takimet me zyrtarët e lartë amerikanë, ndër të cilat rezultoi edhe një pagesë prej 150 mijë dollarësh për firmën Barnes & Thornburg LLP, për tre muaj shërbimi.
Lexo.al sjell letrën që firma në fjalë, i ka dërguar Lulzim Bashës para se të nënshkruhej kontrata dhe një faksimile të marrëveshjes së firmosur nga vetë Lulzim Basha.
Në letër, që nis me fjalët “I dashur lideri Basha”, shprehet kënaqësia nga ana e firmës për shërbimin që ajo do të kryejë në planifikimin e takimeve dhe komunikimit midis përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe atyre të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Firma i bën me dije Bashës se do të lobojë për qëllimin e deklaruar të Partisë Demokratike: mbështetje amerikane për idenë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Firma po angazhohet për të ndihmuar PDSH-në në ndërtimin e marrëdhënieve me qeverinë amerikane, për të inkurajuar Shtetet e Bashkuara që të mbështesin idenë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri duhet të kryhen në mënyrë të lirë dhe të drejtë. Kjo do të përfshijë ngritjen dhe zhvillimin e një grupi politikash të PD, brenda firmës sonë, që do të kryesohet nga Craig Burkhardt.
Grupi do të ndihmojë PDSH-në zhvillimin e një marrëdhënie të ngushte pune me anëtarët e lartë të degëve ekzekutive dhe legjislative të SHBA”- shkruhet në letër.
Në letër, Bashës i bëhen të qarta edhe kostot e këtij shërbimi, duke i parashtruar atij shumën prej 150.000 dollarësh, për një periudhë tremujore 12 Prill – 12 Korrik 2017, përfshirë udhëtimet, korespondencën, riprodhimi i dokumenteve etj.
Tarifa prej $ 150,000 (USD) mund të paguhet në këste prej $ 50,000- sugjeron firma për Bashën, i cili siç duket ka pranuar ofertën duke vendosur firmën e tij mbi marrëveshje./Marrë nga Lexo.al
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2173
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59