Një firmë private që po punonte në rrugë në zonën e 'tregut elektrik' ka dëmtuar rrjetin 20kv duke lënë për pasojë pa energji elektrike tetë gabina. Sipas OSHEE firma private po punonte për shtrimin e rrugës.
Konkretisht kanë mbetur pa drita Fusha e Ali Demit, zona përballë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona e Gjeologjika, Tregu Elektrik dhe zona pranë “Piro Mani”. Për riparimin e defektit grupet e punës së OSHEE janë në terren.
Komento