FIER - Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë është bërë sërish shkak për humbjen e një jete. Një 58-vjeçar me inicialet H.S gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme në spitalin rajonal të Fierit pasi ra aksidenalisht në gropën e një ashensori të pavendosur në një pallat. Viktima ra nga një lartësi prej 8-9 metrash ndërsa firma ndërtuese nuk kishte marrë asnjë masë për të vendosur kanatën mbrojtëse në hapësirën boshe të ashensorit. Kanë qenë familjarët që e kanë çuar në spital të afërmin e tyre, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
 
Për këtë ngjarje Prokuroria e Fierit nisi procedimin penal për ndërtuesit e pallatit të firmës ”A&E Konstuksion”, përkatësisht me inicialet A.S, 54 vjeç dhe E.M, 52 vjeç ku mbi ta qëndron akuza “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)