'Firmat ndotin lumenjtë në Shkodër', Ademi debaton me Prefektin: Policia i lejon të hedhin inertet (VIDEO)

SHKODËR- Një debat ka ndodhur ditën e sotme sa i përket ndotjes së lumenjve Buna, Kir apo Drin në Shkodër prej inerteve të cilat firmat i hedhin në shtratin e tyre. Pikërisht në takimin për sigurinë e rezervuareve, argjinaturave  dhe digave, Prefekti Çesk Millja është përplasur me kryetaren e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi

Millja është shprehur në takim se përgjegjësia për ndotjen e lumenjve është e Bashkisë dhe pushtetit vendor pasi firmat vijojnë të hedhin inerte në shtratin e lumit Kir, pranë Urës së Vrakës dhe në liqenin e Shkodrës. Më tej kjo tezë është përforcuar nga Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile në Shkodër, duke akuzuar Bashkinë se nuk ka informacion lidhur me situatën aktuale të lumenjve, digave dhe argjinaturave. 

Por kryetarja Ademi është shprehur se asnjë nga digat e rezervuare dhe argjinaturat nuk janë në fondin e Bashkisë Shkodër dhe se prej 3 vitesh jep informacion kur ka gërryerje apo përçim të ujit nga çarjet. Sa i përket vetëgrumbullimit të inerteve, Ademi thotë se i ka kërkuar Ministrisë së Infrastrukturës për të caktuar një vengrumbullim për inertet por është refuzuar dy herë. 

Po ashtu ajo akuzon Policinë se 'i ka lëshuar pa duar''  firmat, duke i lejuar ata të hedhin inerte përgjatë shtretërve të lumenjve dhe pse sipas saj mjafton që vendosja e disa kamerave e parandalon këtë fenomen. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shodrani: 29/10/2019 20:32

    Po policet bashkiak qe gjith diten sidhen duke marre para dhe nuk bojne punen qe i takon oj debile,mos akuzo policine e shtetit,po shih policet tuaj qe i ke bo me shumice dhe innjoranta pa shkolle dhe hajdute moj bib qorre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion