TIRANE - Arrestohen në banesat e tyre Tiranë Përparim dhe Pëllumb Xhaferri, dy djemtë e Rrapush Xhaferrit, themeluesit te firmes piramidale "Xhaferri" ne vitet 1995-1997, prej vitesh ne arrati për mashtrimin e gati nje milione qytetareve.
Dy djemtë e ish-bosit të Fondacionit piramidal "Demokracia Popullore" i njohur si “Gjenerali i fajdeve” u arrestuan ne banesat e tyre njëri në rrugën Irfan Tonini dhe tjetri në Selitë, rreth orës 04:00 të këtij mëngjesi nga efektivet e komisariatit numer 2.
Pëllumb Xhaferri (ne foto) kërkohej prej 19 vitesh pasi ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Tiranës nën akuzë për “vjedhje me mashtrim ne shuma te medha” dhe “krijim të firmave piramidale”. Ndërsa vëllai i tij Përparim Xhaferri, gjithashtu ne arrati prej vitesh është i dënuar me 9 vjet heqje lirie.
Në qershor të 2010-ës gjykata shpalli debitor gjashtë vjet pas vdekjes babain e tyre Rrapush Xhaferi, në shumën e 12 milione dollare demshperblim ndaj qytetareve te mashtruar. Sipas ligjit, këtë detyrim qindra milionësh duhet ta shlyejnë trashëgimtarët e tij.
Të tre djemtë e Rrapush Xhaferrit përfunduan në Gjykatën e Tiranës pasi u paditën veç e veç nga adminsitratorët e ish-firmave piramidale. Ata u dënuan në total me 28 vjet burg, por vetëm vellai i tyre Asllan Xhaferri kreu dënimin e tij prej gati tete vitesh, ndërsa në 2014 iu drejtua Gjykatës së Lartë, duke deklaruar se nuk ka mundësi të paguajë 12 milionë dollare detyrime ndaj qytetarëve shqiptarë.
Sipas vendimit të Gjykatës, Pëllumb Xhaferri duhet të kthejë tek adiministratorët mbi 20 milionë lekë të reja të marra nga fondacioni “Demokracia popullore”.
Rrapush Xhaferri, njihet si themeluesi i firmës piramidale “Xhaferri” në vitet 1995-1997, i njohur edhe si fondacioni dhe kompania më e madhe piramidale në vend.
Njoftimi i Policise per arrestimet
Më datë 20.05.2015, u ndalua shtetasi në kërkim Përparim Xhaferri, i dënuar me 10 vjet burgim për “Vjedhje me mashtrim ne shuma te medha” dhe “Krijim i firmave piramidale”.
Më datë 20.05.2015, u ndalua shtetasi në kërkim Pëllumb Xhaferri, i dënuar me 10 vjet burgim, për “Vjedhje me mashtrim ne shuma të mëdha” dhe “Krijim i firmave piramidale”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO