‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!

‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!

Jorida Tabaku, deputete e PD

Deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi sot se Banka Shtetërore (Banka Shqiptare e Zhvillimit-BSHZH), që do të ngrihet nga qeveria me nismën e re financiare, nuk është asgjë tjetër veçse një ‘firmë piramidale’ dhe ‘skemë falimentimi”.

Ligjvënësja e Partisë Demokratike shprehet me një postim në rrjetin social Facebook se është kundër ngritjes dhe dyshon se pas nismës qëndrojnë 3 qëllime jo të ligjshme të pushtetit. Ajo e cilëson si një “mekanizëm klientelist që i shërben interesave të oligarkëve, për të shtrydhur fondet publike”.

“Ajo që po ndodh nuk është zhvillim, është megallomani dhe abuzim me pushtetin. Kjo qeveri po ndërton një “firmë piramidale shtetërore” me rrezik të madh për financat tona. Nga historia e dimë ku na çojnë skemat e tilla. Dhe nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri!”, shkruan Tabaku.

Ajo vë në dukje se po sfidohet sektori privat bankar dhe se po ngrihet një skemë e ngjashme me inceneratorët, që kur oligarkët të kenë nevojë për para, Qeveria t’i paguajë nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

"Në Shqipërinë e 2025, ku qeveria ka kapur çdo hallkë të shtetit, tani po shfaqet një tjetër projekt absurd: Krijimi i një Banke Shtetërore. 

Po, e lexuat saktë! Në një vend ku sektori bankar privat është ndër më të zhvilluarit në rajon, qeveria ka vendosur të ndërhyjë aty ku nuk ka vend. Dhe përse? Për të ushqyer një tjetër mekanizëm klientelist, për të financuar projekte të dështuara si inceneratorët, për të krijuar një piramidë të re mbi shpinën e qytetarëve.

Pse një bankë shtetërore? Pse tani? Kur kemi privatizuar të gjithë sektorin bankar 15 vite më parë dhe kur bankat private kanë arritur standarde të larta, çfarë mund të bëjë kjo bankë që sektori privat nuk e bën? Përgjigjja është e thjeshtë: një bankë që nuk është për zhvillimin e qytetarëve, por për interesat e oligarkëve që kërkojnë një tjetër mekanizëm për të shtrydhur fondet publike.

1. Financim për të paprekshmit: Kur bankat private refuzojnë të japin kredi për projekte të rrezikshme apo kompani pa garanci, Banka Shtetërore do jetë aty. Për inceneratorët. Për “miqtë.” Për skemat e mëdha që dështojnë.

2. Rrënimi ekonomisë: Çdo dështim i kësaj banke do të thotë humbje e fondeve publike, dhe në fund kush paguan? Ju, qytetarët, që sot luftoni për të mbijetuar mes taksave dhe inflacionit.

3. Kapja totale e shtetit: Pasi kanë privatizuar portet, aeroportet, dhe kanë dhënë me koncesion çdo gjë që ka vlerë, tani kërkojnë të futen në sistemin bankar – sektori i vetëm që funksionon pa ndërhyrje shtetërore. Kjo është një grabitje ekonomike, e bërë hapur.

Ajo që po ndodh nuk është zhvillim, është megallomani dhe abuzim me pushtetin. Kjo qeveri po ndërton një “firmë piramidale shtetërore” me rrezik të madh për financat tona.

Nga historia e dimë ku na çojnë skemat e tilla. Dhe nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri!".

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq