Pepe Reina, portiere spanjoll, pas aventurës me Napolin dhe Milan, ka lënë Italinë për t’u rikthyer në ‘Premier League’ aty ku është huazuar për gjashtë muaj te Aston Villa për shkak të dëmtimit të portierit kryesor.
Për këtë lëvizje Reina ka dhënë një intervistë për ‘Ondacero’ ku përveç të tjerave ka zbuluar një të fshehtë të merkatos: “Me Milanin firmosa një vit e gjysmë më parë. Situiata ishte kështu që Donnarumma do të largohej, por në fund ai qëndroi. Kjo është edhe arsye përse unë bëra më të mirën që të luaja dhe të ndihmoja në rritjen e ‘Gigi-t’. Milani është një klub që për momentin po kalon vështirësi, por herët apo vonë do të rikthehet për të luftuar për gjithçka.”
Ndërkohë për rikthimin në Premier League pas aventurës me Liverpool Reina është shprehur: “Tani ndodhem këtu te Aston Villa dhe kam mundësinë për të luajtur çdo javë dhe për t’u ndjerë sërish lojtarë futbolli.”