Firmoset marrëveshja për ndalimin e trafikimit të objekteve kulturore Shqipëri-SHBA! Yuri Kim: Të mbrojmë trashëgiminë unike kulturore shqiptare

Firmoset marrëveshja për ndalimin e trafikimit të objekteve kulturore Shqipëri-SHBA! Yuri Kim: Të mbrojmë trashëgiminë unike kulturore shqiptare

Firmosja e marrëveshjes për mbrojtjen e kultures shqiptare

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka firmosur sot në Washington D.C. një Marrëveshje Mirëkuptimi në lidhje me vendosjen e kufizimeve në importin e kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë, gjatë një takimi me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë Mattheë Lussenhop. Përmes kësaj marrëveshjeje synohet forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër vjedhjes dhe trafikimit të objekteve kulturore nga vendi ynë.

"Dita e sotme shënjon një tjetër moment historik në shkëmbimet kulturore ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë Matthew Lussenhop dhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti u takuan në Uashington D.C. për të firmosur një Marrëveshje Mirëkuptimi në lidhje me vendosjen e kufizimeve në importin e kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë. Kjo Marrëveshje do të forcojë dhe zgjerojë bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në luftën kundër vjedhjes dhe trafikimit të objekteve kulturore nga Shqipëria. Në 20 vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë treguar mbështetjen e tyre për të ruajtur trashëgiminë kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore. Kjo marrëveshje dypalëshe për trashëgiminë kulturore është një angazhim i qeverisë së SHBA për të mbrojtur humbjen e pazëvendësueshme të kësaj pasurie. Ne mirëpresim të punojmë me institucionet shqiptare për zbatimin me sukses të kësaj Marrëveshjeje", shkruan ambasada e SHBA.

Firmosja e kësaj marrëveshje është vlerësuar edhe nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e cila thekson se kjo do të shërbejë për të mbrojtur trashëgiminë unike kulturore të Shqipërisë. Vetë ambasadorja ka zhvilluar një tur veror në vende të ndryshme historike të Shqipërisë, ku nuk kanë munguar as promovimi dhe vlerësimi i saj për vlerat historike dhe turistike që ka vendi ynë.

"Krenarë për këtë marrëveshje të rëndësishme të Shqipërisë dhe SHBA për të mbrojtur trashëgiminë unike kulturore të Shqipërisë", shkruan Kim.

Në 20 vitet e fundit, SHBA kanë treguar mbështetje për të ruajtur trashëgiminë kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.

 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje