Firmoset partneriteti me SHBA
Kerry:Ju mbështesim për në BE

Firmoset partneriteti me SHBA<br />Kerry:Ju mbështesim për në BE
Kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati ka nënshkruar sot me zëvendës sekretaren amerikane të Shtetit Victoria Nuland një deklaratë të përbashkët për partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ministri Bushati gjatë intervistës për Zërin e Amerikës foli për nënshkrimin e marrëveshjes së partneritetit strategjik SHBA- Shqipëri, në Uashington, duke theksuar se  në themb është bashkëpunimi strategjik me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe rritja e rolit të Ballkanit në sfidat ndërkombëtare, me të cilat përballet edhe Evropa.

Para firmosjes së marrëveshjes, ministri Bushati zhvilloi edhe një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry. Ky i fundit pas takimit me kryediplomatin shqiptar garantoi mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE. 

"Ne e mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ata janë në rrugën për të bërë gjërat e nevojshme për këtë anëtarësim."- tha Kerry. 

Në takimin me ministrin Bushati, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry deklaroi se, “Shqipëria është një mike dhe partnere e fortë e NATO-s. Veç kësaj, ajo është e përfshirë thellësisht për të punuar me SHBA dhe me partnerët e tyre në një numër frontesh të ndryshme”.

Kerry: Shqipëria mikpritëse e samitit kundër terrorizmit
Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry shprehu gjithashtu kënaqësinë që në Shqipëri do të zhvillohet edhe samiti i radhës për luftën kundër terrorizmit. 

"Ne jemi gjithashtu të kënaqur që Shqipëria ka rënë dakord të bëhet mikpritëse e takimit ministerial për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kjo ka rëndësi për të gjithë, duke patur parasysh njoftimet lidhur me aktet në të cilat është angazhuar ISIS."- tha Kerry.



  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene