Firmoset protokolli i bashkëpunimit
mes Arkivit Qendrro dhe KESH-it

Firmoset protokolli i bashkëpunimit<br />mes Arkivit Qendrro dhe KESH-it
Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit dhe Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare nënshkruan sot protokollin e bashkëpunimit  që ka për qëllim përmirësimin dhe modernizimin e Arkivës Teknike,  në lidhje me të gjitha projektet dhe dokumentacionin teknik të HEC-eve të kaskadës së lumit Drin, të cilat janë dorëzuar dhe ruajtur në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit (AQTN).

Nëprmjet këtij protokolli synohet përmirësimi dhe modernizimi i Arkivës Teknike sipas të gjitha kritereve. Përmirësimi, modernizimi, skanimi dhe dixhitalizimi i KESH sh.a, gjë që do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit dhe në zhvillimin territorial, administrativ dhe në turizëm.

KESH sh.a është e gatshme, që në interes të një administrimi sa më të mirë të kaskadës së lumit Drin, të mbështesë vullnetin e AQTN-së në iniciativat e saj dhe të kontribuojë duke vënë në dispozicion pajisjet e duhura dhe një staf të kualifikuar.

Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit për një periudhë njëvjeçare nga momenti i nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, do të vërë në dispozicion, për procesin e skanimit, dixhitalizimit dhe numërimit, të gjitha studimet, projektet dhe dokumentacionin teknik që ndodhen në këtë institucion për të tre HEC-et e kaskadës së lumit Drin.

KESH sh.a angazhohet të mbështesë këtë proces me vënien në dispozicion të pajisjeve përkatëse të skanimit, printimit dhe/ose dixhitalizimit, si dhe të specialistëve të kualifikuar të tij, duke skanuar rreth 613 dosje me 12000 fletë, dokumentacion teknik arkivor.
kesh
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'

VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'