Matiis De Ligt do të prezantohet sot zyrtarisht te klubi i Juventusit por ndërkohë 19-vjeçari nuk ka humbur kohë për të folur rreth zgjedhjes së tij te re. Futbollisti në rrjetet sociale ka postuar një video ku shfaqet që i vogël me bluzën e Juventusit, ndërkohë që jep edhe një intervistë për televizionin e klubit të Ajax. Në këtë video De Ligt shprehet:
“Kam qenë gjithmonë i hipnotizuar nga mënyra se si italianët mbrojnë. Ka shumë lojtarë që unë i ndjek si shëmbull, Maldini, Barezi, Nesta, Kanavaro, apo Shirea. Unë u dashurova me mënyrën se si mbrojnë italianët.”