'Firo' te Tirana, bardheblutë largojnë dy mbrojtësit

'Firo' te Tirana, bardheblutë largojnë dy mbrojtësit

Foto nga stërvitja e bardhebluve

Tirana u rikthye në shtëpi pas fazës përgatitore në Ohër, teksa vijoi me stërvitjet në "Skënder Halili". Bardheblutë e Orges Shehit janë forcuar së tepërmi këtë merkato vere, teksa nuk kanë mbetur pa lëvizur edhe në dalje. Dy mbrojtësit, Erhun Obanor dhe Besir Iseni janë tanimë jashtë skuadrës.

Nëse Obanor u afrua vetëm pak javë më parë, ishte mbipopullimi i repartit të mbrojtjes dhe firma me Erion Hoxhallarin që larguan afrikanin. Gjithashtu, Besir Iseni do e vijojë karrierën në Maqedoninë e Veriut apo në Kosovë, kjo për shkak se është i pezulluar deri në 26 maj 2025 nga FSHF, për shkak të ngjarjeve të dhunshme kundër Bylisit.

Të dy lojtarët nuk kanë qenë pjesë e stërvitjes së fundit, teksa duket se janë përshëndetur me klubin. Bardheblutë e Shehit do luajnë në 13 korrik kundër Dinamo Batumi në "Air Albania", duke nisur në 20:00, për ndeshjen e parë të këtij raundi kualifikues në Conference League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja