Fishekzjarre dhe kapsolla kontrabandë në 3 markete, vihet nën hetim tre persona në Sarandë

Fishekzjarre dhe kapsolla kontrabandë në 3 markete, vihet nën hetim tre persona në Sarandë

Sendet e gjetura dhe të sekuestruara

Janë gjetur fishekzjarrë kapsolla dhe produkte të tjera ushqimore të kontrabanduara në 3 subjekte tregtare në qytetin e Sarandës, të cilat janë sekuestruar, ndërsa 3 persona janë vënë nën hetim. 

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të shtetasit M. H., 52-vjeç u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (kapsolla dhe fishekzjarrë).

Gjatë kontrollit të ushtruar në 2 supermarkete, në pronësi të L. M., 31-vjeç dhe I. M.,58-vjeç u gjetën dhe u sekuestruan sasi lëndësh piroteknike (fishekzjarrë) dhe produkte të tjera ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.

Të tre pronarët e subjekteve u vunë nën hetim  për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos

Bruksel/ Në pritje të nisjes së Samitit, Rama takohet me Komisioneren e BE-së për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos