Fishta e Lezhës, fshati ku banorët hapin dyert për turistët, vendasit restaurojnë shtëpitë e vjetra! I kthejnë në bujtina

Fishta e Lezhës është një fshat i shënjuar tashmë në hartën e turizmit. Përpos restoranteve, së fundmi po hapen dhe bujtina pasi është rritur fluksi i turistëve. Gëzim Prenga është një i ri, kthyer nga emigrimi që ka restauruar shtëpinë e gjyshit dhe sot pret me dhjetëra turist nga mbarë bota. 

Shtëpinë e ndërtuar nga gjyshi në vitin 1950 e restauroi, duke e kthyer në bujtine për pritjen e turistëve. Ky është Gëzim Prenga,  një prej të rinjve në fshatin Fishtë të Lezhës, i cili provoi emigracionin, por u rikthye për të ndërtuan jetën në vendlindje. Për Report tv, Gëzim Prenga tregon si e mori iniciativën për të investuar në turizëm, në një kohë kur fshati i tij është kthyer në destinacion për të huajt.

Ai tregon se nga ky aktivitet të ardhurat janë të kënaqshme.  

“Në këtë shtëpi pritëse për turistët e cila ka 4 dhoma janë vetëpunësuar të gjithë anëtarët e familjes dhe të ardhurat deri më tani janë të kënaqshme. Numri gjithnjë në rritje i turistëve në Fishtë të Lezhës, por edhe në fshatrat përreth po nxit banorët të ndërtojnë bujtina. Vetëm gjatë viteve të fundit janë hapur 10 të tilla duke ndikuar pozitivisht në ekonominë familjare të vendasve. Një rol të rëndësishëm në promovimin e zonës ka luajtur Altin Prenga i Mrizit të Zanave”, tha ai.

Nga ana tjetër, sipërmarrësi Altin Prenga, shprehet se shtimi i numrit të  turistëve, ka bërë që të ketë edhe një shtim të njësive akomoduese.

“Fshati Fishtë në Lezhë vizitohet nga mbi 100 mijë turistë në vit, ndaj dhe shtimi i njësive akomoduese është domosdoshmëri”, thekson sipërmarrësi Altin Prenga.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë