‘Fisnikëria’, 17-vjeçarja ekspozitë me piktura në Durrës! Portrete e peisazhe, Sonja Mustafa tregon pasionin e saj

Ajo është vetëm 17 vjeçe dhe kohën e lirë ka zgjedhur t’ia dedikojë pasionit të saj më të madh, pikturës.

Një frymëzim i derdhur në telajo përgjatë 5 viteve, dhjetra punime në portretesh dhe peisazhesh të 17 vjeçares Sonja Mustafa erdhën përmes ekspozitës “Fisnikëria” në qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Më pëlqen shumë të pikturoj portrete, sepse ato janë pjesa më e rëndësishme e pikturës dhe shpeshherë më e parapëlqyera e shumë njerëzve, por më shumë më pëlqen të pikturoj portrete të çastit , pasi mendoj se është më sfiduese për mua”, tha Sonja Mustafa.

Ende nuk e ka vendosur profesionin e jetës, por kohën e lirë të saj  Sonja do ta përkthejë gjithmonë në një vizatim të bukur.

“Unë ende nuk e kam vendosur se çfarë do të bëhem, por jam drejtuar tek degët e mjekësisë, sepse më pëlqejnë shumë lëndët e kimisë dhe biologjisë. Pikturën për momentin e shoh më shumë si një pasion, sepse është diçka që unë e bëj për të kaluar kohën e lirë”, tha Sonja Mustafa.

Me peisazhe dhe portrete ekspozita “Fisnikëria” do të qëndrojë e hapur për publikun e interesuar në hollin e Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës deri më 9 nëntor.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë! Të hapim zemrën e të ndihmojmë njerëzit në nevojë