Fiter Bajrami, Basha: Gëzuar, sot
ditë shprese e besimi për të gjithë

Fiter Bajrami, Basha: Gëzuar, sot<br />ditë shprese e besimi për të gjithë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë, ku ka thënë se dita e sotme është një ditë shprese e besimi.
 
Ai ka shtuar se, sot shqiptarët festojnë në kushte të vështira, pasi vendi është mbytur nga varfëria e pasiguria.
 
“Këto ditë janë ditë të varfërisë e pasigurisë. Festa e sotme është simbol shprese e besimi. Gëzuar Fiter Bajramin çdo shqiptari. Ramazani ka qenë sakrificë e madhe për të gjithë besimtarët. Zoti bekoftë Shqipërinë e shqiptarët” tha Basha.
 
Ai ka cituar edhe disa vargje të Kuranit , të cilat, Basha tha se, i ka mbajtur mend gjatë muajit të madhërueshëm të Ramazanit.
 
Në mesditë kur shndrit dielli e natën kur erresia bie, Zoti yt nuk të ka braktisur as zemëruar me ty nuk është. E patjetër çfarë po vjen më e mirë është se çfarë po shkon e Zoti bujar do të jetë me ty e ti i kënaqur”.

 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'