Fiter Bajrami, Meta: Vlerat e kësaj
dite na nxisin për falje e tolerancë

Fiter Bajrami, Meta: Vlerat e kësaj<br />dite na nxisin për falje e tolerancë
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit, ku ka thënë se, vlerat e kësaj dite na nxisin për falje e tolerancë.
 
Nga ana tjetër, ai ka shprehur krenarinë për bashkëjetesën fetare në vendin tonë.
 
Vlerat e kësaj dite na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri-tjetrin. Shpreh edhe një herë krenarinë për bashkëjetesën për harmoninë e shkëlqyer fetare që ekziston në vendin tonë. Kjo harmoni është një meritë e veçantë e komuniteteve dhe e frymës së tolerancës që ato përçojnë. Uroj që Zoti t’ia shpërblejë të gjitha sakrificat e tyre shpirtërore e fizike dhe uroj të gjithë shqiptarët sa më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre” thotë Meta në mesazhin e tij.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'