Fiter Bajrami, Nishani uron
të gjithë besimtarët: Gëzuar!
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar sot të gjithë besimtarët mysliman për festën e Fiter Bajramit.
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka uruar sot të gjithë besimtarët mysliman për festën e Fiter Bajramit.
Në urimin e përcjellë, Nishani ka thënë se kjo ditë është dita e bashkimit, shtimit të dashurisë, paqes dhe besimit.
Ja urimi i plotë i Presidentit Nishani
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani u uron të gjithë besimtarëve myslimanë Festën e shenjtë të Fiter Bajramit:
“Fort të dashur besimtarë myslimanë,
Ju uroj nga thellësia e zemrës: Gëzuar Fiter Bajramin!
Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrejtjen, ndasitë dhe përçarjet e panevojshme duke na afruar edhe më tepër me njëri-tjetrin, duke na shtuar dashurinë për bashkatdhetarët si dhe duke na ripërtërirë virtytet, besimin dhe paqtimin.
Pas ditëve fort të mundimshme të agjërimit, por njëkohësisht të sprovës e të konsolidimit të besimit që keni kaluar gjatë Ramazanit, Festa e madhërishme e Fiter Bajramit kurorëzon përpjekjet e frytshme të atyre që besojnë në mësimet e shenjta dhe fuqinë e Krijuesit, të atyre që pasi kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, ia kanë dalë mbanë të jenë bërë më të virtytshëm, më të mëshirshëm dhe më zemërgjerë.
Kjo Festë e madhe na mbush të gjithëve me pak më shumë shpresë, me shumë më tepër vullnet për të dhënë e për t’iu gjendur më afër të sëmurëve, fatkeqëve, të vobektëve si dhe atyre të cilët jeta nuk i ka trajtuar edhe me aq mëshirë apo begati.
Prandaj në këtë ditë të madhërishme, sidomos pas gjithë asaj sakrifice, ju dëshiroj shëndet, begati, ndriçim të shpirtit dhe kthjellim të mendjes, zemërgjerësi dhe sa më tepër respekt për më të pafatët e për ata që janë ndryshe.
Nga zemra ju uroj të gjithëve: besimtarë myslimanë dhe jomyslimanët, të cilët në respekt të tjetrit dhe për të mirën e vetes, mbajnë Ramazanin dhe respektojnë Bajramin.
Gëzuar dhe për shumë vjet Fiter Bajramin!”
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
42.5%
-
Të gabuar
53.4%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 20238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zbuloni shenjat e horoskopit që sakrifikojnë më shumë për partnerin
28 Shtator, 22:45
-
VIDEO/ Juventusi mposht 0-3 Genoan dhe merr kreun e Serie A! Interi bën autokritikë pas humbjes në derbi, fiton 2-3 në Udine! Gjimshiti më i miri te Atalanta
28 Shtator, 22:37
-
FOTOLAJM/ 'Vëllazëria pushton gjithçka', Veliaj takon Alex Soros në New York
28 Shtator, 22:14
-
'Babalja'/ 24 orë në qeli, Salianji reagon nga burgu i Fierit: Bashkë kundër së keqes
28 Shtator, 21:58
-
Ministri Balla takim me shqiptarë që jetojnë në Mynih: Brenda vitit 2025, shërbimet konsullore online
28 Shtator, 21:44
-
Nostalgjia e kujtimeve shqiptare vjen me Amarcord, emisioni më i ri në Report Tv
28 Shtator, 21:12
-
Dinamo thyen serinë e Vllaznisë, e përmbys 2-1 në 'Elbasan Arena'! Laçi 'pa busull', mposhtet nga Teuta
28 Shtator, 21:09
-
Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë
28 Shtator, 21:09
-
Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot
28 Shtator, 21:02
-
GOLAT/ Paqe mes golave spektakolarë, Bayern Munich barazon 1-1 kundër kampionëve të Leverkusen
28 Shtator, 20:38
-
Humbën rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Murgës shpëtohen 8 turistë holandez! Njërin prej tyre e kishte pickuar gjarpri
28 Shtator, 20:37
-
Vlorë/ Makina përplas gruan në Lungomare, përfundon në spital
28 Shtator, 20:30