Anëtari i Kryesisë së PD, Fitim Zekthi ka dënuar fort dhunën e ushtruar nga njerëzit që mblodhi Sali Berisha në protestën e 8 janarit në selinë blu. Zekthi shkruan se kjo dhunë ishte parashikuar nga Berisha që nga Foltoret e tij dhe se më 8 janar shfaqi hapur lëvizjen e tij ilegjitime me shpresën se mund të deligjitimonte institucionin e Partisë Demokratike. Lëvizjen e Berishës, Zekthi e quan agresive dhe jo demokratike që shkaktoi dhimbje për demokratët me pamjet e krijuara.
“Ajo që ndodhi në 8 janar është thjesht kulmim logjik i një lëvizjeje ilegjitimiste të nisur që në shtator. Lëvizja e z Berisha u përpoq të deligjitimoje institucionet e PD, kryetarin e saj, kryesine, Këshillin kombëtar dhe u shpreh se do bënte revolucion. Institucionet u quajtën peng, të shitura, të paligjshme. Paralelisht në mënyrë jo transparente, totalisht absurde u mblidhen të ashtuquajturat firma për kuvend kombëtar. E gjitha kjo duhej për mbulese të paligjshmërisë dhe për justifikim të mbërritjes tek 8 janari. Z Berisha lëvizjen e tij e zhvilloi në parapolitike, ai doli nga politika, doli nga ndjekja e rregullave dhe e normave të te drejtës. Foltorja ishte fondamentaliste në gjuhe dhe veprime sepse pretendonte se zotëronte të vërtetën supreme. Ajo nuk lejonte dhe nuk lejon një kuptim tjetër mbi gjerat, mbi statutin, mbi të vërtetën. Foltorja konstruktoi me ane të mediave, me ane të propagandës, me ane gjuhës lincuese, me ane të agresivitetit dhe akuzave hiperbolike, në ane të konspiracionit një realitet sikur ajo është shumice. Me këtë kërkonte vetëm justifikimin për të shkuar tek 8 janari. Vetëm lëvizje për demokratizim apo hapje nuk është. Kjo lloj lëvizjeje, këto lloj lëvizjesh gjate gjithë historisë përfundojnë ose në grusht shteti ose në revolucion. Ishte një ngjarje dramatike, një dhimbje pa mbarim për shqiptaret dhe demokratet. Ata që e bene dhe ideuan nuk kane asnjë lidhje me vlerat konservatore, ata nuk udhëhiqen nga dashuria për vendin, nga respekti për jetën e njerëzve. Konservatoret janë njerëz të përmbajtur, janë njerëz që nuk mitizojne apo fetishizojne karrierën apo interesin politik, janë njerëz që udhëhiqen nga shikimi nga vetja, nuk duan asgjësime dhe nuk justifikojnë kurrë përdorimin e çdo mjeti për politike. Me ideatorët dhe organizatoret e 8 janarit partine demokratike nuk e lidh asgjë. Ky moment duhet të shërbeje për ndarje nga sjellje dhe mendime fondanentaliste, për ndarje nga mendimi se e vërteta fundore zotërohet nga dikush dhe se në emër të saj mund të behet gjithçka edhe dhune. Ne, kryesia, kryetari duhet të nderojmë një PD të djathte, konservatore që nuk bën asgjë pa patur në fokus Shqipërinë. Për PD është e mire vetëm ajo që është e mire për Shqipërinë. Nuk duhet kurrë të shohim çfarë na intereson ne, por çfarë i intereson vendit sepse vetëm ajo na që i duhet vendit është e mire edhe për PD. Shkurt duhet një parti me ide të djathta dhe njerëz që populli i sheh si bartës të sinqerte të këtyre ideve. Boll me lojëra të ulëta meskine”, shkruan Zekthi.
Lajmi kryesor: