Fitimet kapitale/ Ditë deçizive për Juventusin, dy opsionet e drejtësisë në Itali për -15 pikët

Fitimet kapitale/ Ditë deçizive për Juventusin, dy opsionet e drejtësisë në Itali për -15 pikët

Gjyqi kundër Juventusit

Anulim i dënimit për defekte procedurale ose referim në Gjykatën e Apelit për gjykim të ri, me mundësi konkrete të uljes së dënimit. Këto janë dy rrugët për Juventusin në hetimin e fitimeve kapitale pas vendimit të Komisionit të Garancive për shtyrjen e mbledhjes për të vendosur ankimimin e klubit bardhezi për ditën e sotme, i cili kërkon anulimin e dënimit prej 15 pikësh të vendosur nga Gjykata e Apelit e FIGC (Komiteti Olimpik në Itali). Një vendim përfundimtar duhet të jepet brenda ditës së sotme.

Nëse Kolegji i Garancisë vendos të kthejë gjithçka në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit do të ketë 30 ditë kohë për të nxjerrë një vendim të ri. Në rast të një takimi urgjent, çdo gjë do të lidhej me 15 ditë, por dënimi i ri do të ishte sërish i ankimueshëm në Kolegjin e Garancive 'Coni' me 60 ditë të tjera, duke sjellë vendimin përfundimtar përtej përfundimit të kampionatit në Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim