Fitoi betejën me COVID, 62-vjeçari nga Vlora: Turp të kenë ata që thonë se mjekët nuk kujdesen për pacientët në spitale

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka sjellë hitorinë e një 62-vjeçari nga Vlora i cili ka fituar betejën me koronavirusin.

Kastriot Karabolli ka rrëfyer eksperiencën e tij në betejën kundër këtij virusi ku shprehet se ka qenë i shtruar në terapi intensive në spitalin COVID 1 në Tiranë.

Fillimisht ai thotë se ka pasur disa ditë simptoma të virusit dhe shkoi për të bërë skanerin e mushkërive prej së cilës rezultoi se ishte prekur 70% e saj.

"Unë jam Kastriot Karabolli nga qyteti i Vlorës, 62 vjeç. Jam një nga pacientët që kam kaluar koronavirusin. Nga padijenia e simptomave të këtij virusi, unë për 6-7 ditë qëndrova me atë kollën e fortë. Shkova bëra skanerin dhe më doli 70 % e bllokuar mushkëria. Shkova në shtëpi dhe mora urgjencën në telefon. Jam shumë i lumtur që brenda minutit mu përgjigjën. Nëse nuk do të shkoja në spital unë nuk do të isha këtu. Erdhi ambulanca më mori dhe më dërgoi në spitalin COVID 1 në spital. Sa shkova, ekipi i mjekëve dhe infermierëve më erdhën tek koka. Më bën intervistën dhe më futën direkt në terapi" - thotë Karabolli.

Teksa shumë politikanë dhe opinionistë shprehen se spitalet nuk plotësojnë kushtet e nevojshme dhe mungon kujdesi nga mjekët, Karabolli thotë se është e kundërta. Ai shprehet se të gjithë mjekët kanë qenë në dispoziocion të tij dhe u janë gjendur pranë në çdo moment.

'Trup të kenë ata që thonë se në spital mjekët nuk kujdesen për pacientët', thotë Karabolli.

"Dëgjoj në televizor që thonë jo nuk i japin një pikë ujë dhe nuk i ndihmojnë. Turp të kenë ata që thonë kështu. Në spital të thoje që doje një pikë ujë të vinin 5 shishe, të vinin 3 infermierë. Unë them ato që kam parë me sytë e mi. Najada Çomo dhe ekipi i saj janë heronj, të vinin 3 herë në ditë për të të kontrolluar. Unë i përshëndes të gjithë mjekët nga zemra se ishin një shërbim shumë i mirë. Përveç trajtimit, edhe ushqimi ishte shumë i mirë pasi dëgjoj këta në intervista që thonë se nuk u japin as ushqim. Ata (mjekët) janë heronj dhe luftojnë me vdekjen. Qytetarët të besojnë më shumë tek mjekët. Unë theksoj që kjo është një betejë për jetën dhe duhet ta fitojmë të gjithë së bashku" - thotë Karabolli.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dangellia: 07/12/2020 07:20

    Po pse o shpellar jugu veriu lindje apo perendim....po tha nje njeri i moshuar ose jo nje te vertet lepirje esht ....o axhaminj pa shkoll o spurdhjak te zgerlaqur....ngado qe tja mbani cfar do te beni...sali krimineli dhe opozita kriminele hajdute trafikante shkaterimtare mafjoze perverse tradhetare vrasese....nuk do fitoj kur deri sa dhe ju kini nje mendje me gjyshin tuaj shpirteror sali krimineli...

    Përgjigju
  • Partizanet: 06/12/2020 20:56

    Dolen ballistat te bejn komente eee zagaret qe hengren pulat e fshatit dhe bastisen popullin fukara..tani prap shajn ore ketyre u beri nder enveri keta duheshin varur nga gjuha..

    Përgjigju
    • Partizanet: 06/12/2020 22:05

      Cte permban pragu i deres o evgjit muti..at motren ku ta kesh.. te fala

    • Shqiptari: 06/12/2020 21:15

      Robt ty o partizan dhe ballistave se një Mut jeni nga mendja të dyja palët, njëra palë tradhtoi vendin dhe pala tjetër futi vëllavrasjen dhe burgun për një fjalë goje...

  • Loni: 06/12/2020 19:48

    Ja si komentojn klyshet e lulashit dhe met metes. InshAlla ju bi ju qe ta provoni o shpellar se personi po thot te verteten o buçe lapanjozesh.

    Përgjigju
    • Partizanet: 06/12/2020 22:07

      Motren ty edhe cte perban pragu i deres ,edhe listen e dasmes tende me radh ..

    • @Loni: 06/12/2020 21:13

      Loni të q***ha robt ty Saliut, Metës Lulit dhe Ramës bashkë, Shqipëria nuk ecën para se ka qora e budallenj si puna jote që besojn dhe kur u thon që gomari fluturon.

  • Servili: 06/12/2020 19:28

    Po per ata te semur qe rrin neper ambulanca me ore te tera ,cfar thoni o i dashur.Me n'gjalle neveri.

    Përgjigju
  • Landi: 06/12/2020 18:50

    O Kaci si shpejt e fillove lepirjen.nga janari te pakten o burr

    Përgjigju
    • Vlonjati: 06/12/2020 19:48

      I madh je LANDI fix, ky sikur është grua mbur BRUNËN gjinekologe... Hajde llap me lëpirje hajde, nuk e diskutoj që shërbimi mund dhe të ket qenë i shkëlqyer, por kjo lloj interviste nga Kastriot Karabolli është e neveritshme, flas për ata Vlonjatët që e njohin...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?