Pas 20 vitesh, Tierri Henrri i jep lamtumirën futbollit në moshën 37 vjeçare. Lajmin e ka njoftuar vetë sulmuesi i njohur francez përmes një statusi në Facebook. “Pas 20 viteve karrierë në futbollin profesionist kam vendosur të tërhiqem.
Për mua ka qenë një eksperiencë e pabesueshme dhe dua të falenderoj të gjithë tifozët, shokët e skuadrës dhe të gjithë personat me të cilët kam punuar, te Monaco, Juventusi, Arsenali, Barcelona e Nju Jork Red Bulls dhe sigurisht te kombëtarja franceze me të cilën kam përjetuar momente shumë të vecanta gjatë karrierës time".

Henrri me Francën fitoi kampionatin Botëror në vitin 1998, europian në2000 dhe Kupën e Konfederatave në 2003. Me 51 gola të shënuar në 123 ndeshje Henrri është shënuesi më i mira të gjitha kohërave për Gjelat.

Tierri Henrri në karrierën e tij ka fituar gjithçka si në nivel klubesh ashtu edhe në nivel kombëtar. Me Monacon ai fitoi kampionatin dhe Kupën e Francës, në Itali te Juventusi dështoi.

Suksesin më të madh e kishte me Arsenalin duke fituar 2 herë titullin e Premier League dhe tre herë FA Cup. Me Barcelonën fitoi 2 herë La Ligan, 1 Champions League dhe 1 Kupë Spanje.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com